Astrea
Astrea, bija e Zeusit dhe e Temidës, hyjneshë e drejtësisë dhe e virtytit. Sipas besimit të lashtë, gjatë kohës së artë ajo jetonte në tokë, midis njerëzve, por kur filluan krimet njerëzore (→ Kohët), ajo u kthye në qiell, ku u vendos në atë pjesë të zodiakut që quhet virgjëreshë. «Koha e Astrias» në kuptimin e figurshëm do të thotë koha e lumtur.