Erebi

Erebi (gr. errësirë), hyjni fillestare që personifikon errësirën e përjetshme. Sipas Hesiodit, Erebi lindi nga Kaosi, së bashku me Natën (Niksin), motrën e tij. Nga bashkimi i Erebit me Natën lindën Eteri (Drita qiellore) dhe Hemera (Dita), një paradoks mitologjik ku nga errësira buron drita. Emri Ereb përdorej njëkohësisht për të emëruar rajonin e errët të mbretërisë së nëntokës, nëpër të cilin shpirtrat e të vdekurve kalonin në rrugën e tyre drejt Hadit. Sipas një tradite tjetër, Erebi ndihmoi titanët në luftën kundër perëndive të Olimpit dhe Zeusi e dënoi duke e degdisur përgjithmonë në thellësitë e Hadit.

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe

Përmendet te