Plejadat

Plejadat, bijat e Atlasit dhe

të Pleionës, motrat e hiadave. Ato ishin shtatë: Elektra, Maja, Tajgeta, Asteropa, Meropi, Alkiona dhe Kelenoja. Të gjitha formojnë Yjësinë e Plejadave. Sipas një tradite beotiane, Zeusi i vendosi tek yjet, pasi i kishte shndërruar në pëllumba, me qëllim që t’i shpëtonte nga ndjekjet e Orionit. Por një legjendë më e njohur thotë se ato, të dëshpëruara nga ndëshkimi, që Zeusi i dha babait të tyre (Atlasi u ngarkua të mbante kupën qiellore), vranë veten, u shndërruan në yje dhe u vendosën në qiell, mbrapa Taurusit. Nga të shtatë Plejadat zakonisht duken vetëm gjashtë prej tyre. Meropi, ylli i shtatë fshihet, sepse u martua me një të vdekshëm, me Sizifin, dhe vetë ajo u bë e vdekshme, prandaj vazhdimisht fshihej. Dukja e tyre në pranverë, në maj (latinët i quajnë Vergjilia nga fjala ver-pranverë), u tregon detarëve stinën e mbarë për lundnm (plejadë nga gr. lundroj), dhe zhdukja e tyre në fillim të nëntorit tregon kohë stuhie në det, të rrezikshme për anijet. Në kuptimin e figurshëm plejadë do të thotë grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë njerëzore, gjatë një epoke të caktuar. Termi është përdorur në periudhën helenistike për të shtatë autorët e vjetër tragjikë.

Shih edhe

Përmendet te