Vazhdo leximin
⌕ ☆

Privatësia

Nuk jemi Google. Pa llogari, pa buletin, pa komente — dhe kjo faqe thotë saktësisht çfarë mbetet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar

Nuk jemi Google. Sa më pak të dhëna të mbledhim, aq më mirë ndihemi. Zhurma lexohet pa llogari, pa regjistrim dhe pa buletin — dhe kjo faqe thotë saktësisht çfarë mbetet.

Çfarë mbledhim

  • Statistika të vizitave — përmes Umami, të instaluar në serverët tanë në BE. Umami nuk vendos cookies, nuk ruan adresën IP dhe nuk ju njeh nga një vizitë në tjetrën: numëron lexime, faqe referuese dhe artikuj, në mënyrë agregate.
  • Rajonin që zgjidhni — nëse prekni butonin e rajonit (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Trojet, Diaspora, Bota), ruajmë zgjedhjen tuaj në shfletuesin tuaj (një cookie e quajtur zh_p, 1 vit) që faqja kryesore t'ju hapet me rajonin tuaj të parin. Nuk e vendosim pa e kërkuar ju.
  • Reagimet — nëse reagoni nën një artikull, shfletuesi juaj merr një shenjë anonime (një cookie e quajtur zh_d, 1 vit) që një pajisje të numërohet një herë për artikull. Nuk përmban emër, email apo adresë. Adresa IP përdoret vetëm si një vlerë e hash-uar me kripë ditore për të ndaluar abuzimet dhe fshihet pas 30 ditësh.
  • Njoftimet (push) — vetëm nëse i ndizni vetë te faqja juaj: shfletuesi juaj na jep një adresë teknike (endpoint) të shërbimit të njoftimeve dhe ne ruajmë atë adresë (si hash) bashkë me temat që ndiqni (rajone, desqe, faqe të gjalla) dhe gjuhën. Asnjë emër, asnjë email. Fshihet kur i fikni njoftimet, kur zgjidhni «Fshi të dhënat e mia» te faqja juaj, pas tre dërgimeve të dështuara, ose pas 90 ditësh pa vizitë. Për të ndaluar abuzimet, numërojmë regjistrimet për adresë IP vetëm si hash me kripë që ndryshon në çdo rinisje dhe mbahet më së shumti 2 orë në kujtesë — jo në disk.
  • Faqja juaj (/une/) — rajoni, temat që ndiqni dhe artikujt e ruajtur mbahen vetëm në shfletuesin tuaj (localStorage); nuk dërgohen te ne përveç temave kur njoftimet janë ndezur.
  • Asgjë më shumë. Nuk ka llogari, nuk ka fjalëkalime, nuk ka buletin, nuk ka komente.

Çfarë nuk bëjmë

  • Nuk shesim dhe nuk ndajmë të dhënat tuaja.
  • Nuk përdorim cookies për reklama dhe nuk ju gjurmojmë nëpër faqe të tjera.
  • Nuk përdorim Google Analytics, Facebook Pixel apo mjete të tjera që dërgojnë të dhëna te kompani të treta.
  • Nuk shfaqim banerë për cookies: dy cookies tonat (rajoni, reagimet) vendosen vetëm kur ju kryeni një veprim që i kërkon; për cookies e platformave të përfshira, shih më poshtë.

Të drejtat tuaja

  • Harrim i menjëhershëm: fshini cookies e zhurma.press në shfletuesin tuaj — nuk mbetet asgjë që t'ju lidhë me ne.
  • Fshirje dhe pyetje: na shkruani te zhurmapress@gmail.com. Përgjigjemi brenda 7 ditësh.

Infrastruktura

ZHURMA.press mbahet në serverë në Bashkimin Evropian dhe imazhet shërbehen nga serverët tanë.

Përmbajtja e përfshirë (video dhe postime)

Shumë artikuj përfshijnë videon ose postimin për të cilin flasin — nga YouTube, Facebook, Instagram, TikTok dhe X — si dhe kamerat live (transmetimet publike të Gjirafa SlowTV, që kalojnë përmes serverëve tanë). Postimet dhe videot e këtyre platformave ngarkohen kur e hapni artikullin: ofruesi merr adresën tuaj IP dhe mund të vendosë cookies të veta, sipas politikës së tij të privatësisë. Nëse nuk e dëshironi këtë, një bllokues përmbajtjeje në shfletues i ndalon këto ngarkime; artikulli mbetet i lexueshëm, me lidhjen te postimi origjinal.

Shpalljet

Shpalljet (zhurma.press/shpallje/) postohen pa llogari. Numri i telefonit i një shpalljeje shfaqet vetëm kur lexuesi e prek «Shfaq numrin», dhe çdo shfaqje numërohet — kjo është e vetmja masë kundër grumbullimit. Adresa IP e atij që poston, kontakton, raporton ose ndryshon një shpallje nuk ruhet: për kufijtë ditorë mbahet vetëm një shenjë e saj e kripur për atë ditë, që nuk kthehet pas në adresë. Fotografitë e shpalljeve qëndrojnë në serverin tonë. Lidhjet e ndryshimit të shpalljeve tuaja ruhen vetëm në shfletuesin tuaj (zh_shpallje në localStorage) — ne nuk e dimë kush i ka postuar. Një raportim mban vetëm shenjën ditore të IP-së; asgjë nuk e identifikon raportuesin. Një shpallje e skaduar fshihet 90 ditë pas skadimit, me numrin e telefonit që hiqet që në skadim.

Ndryshime

Kjo faqe përditësohet kur rregullat ndryshojnë; data e përditësimit shfaqet poshtë tekstit. Përditësimi i fundit: 17 tetor 2026 — shtuam shpalljet (pa llogari; numri vetëm me prekje). Më parë, 10 tetor 2026: hoqëm llogaritë, buletinin dhe komentet; shtuam reagimet anonime, kujtesën e rajonit, faqen tuaj dhe njoftimet push (me zgjedhjen tuaj).

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    14% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme