Euristeu
Euristeu, Biri i Stenelit, mbretit të Argosit e të Nikipës, bijës së Pelooit. Njëkohësisht ishte edhe stërnip i Perseut. Kur Zeusi kishte thënë se i pari nip i Perseut që do të lindte do të kishte një fat mbretëror, Hera xheloze e rregulloi punën në një mënyrë që të lindte i pari Euristeu, para se të lindte djali i Alkmenës, Herakliu, të cilin ajo e dinte që e ëma e kishte me Zeusin. Pra, Euristeu u bë mbret i Tirintit e i Mikenës. Por ai kishte frikë nga Herakliu, të cilit ia dinte origjinën hyjnore. Ai përpiqej ta poshtëronte atë dhe e detyroi të përmbushte bëmat e tij të famshme. Pas vdekjes së Herakliut, Euristeu ndoqi pasardhësit e tij (heraklidët) dhe i detyroi ta linin Mikenën. Pastaj disa kohë më vonë, ai sulmoi Athinën dhe u vra gjatë betejës. Kokën e prerë të mbretit ia, sollën Alkmenës. Ajo i nxori sytë.