Hiret

Hiret, hyjnesha që personifikonin njëkohësisht bukurinë dhe gëzimin. Sipas Hesiodit, ato ishin tri: Aglaja (Shkëlqimja), Efrosina (Gëzimja) dhe Talia (Lulëzimja); ishin vajzat e Zeusit e të Evrinomit, më të bukurat e Oqeanidave. Ato përqendronin në tokë rrezet e diellit, ngrohnin zemrën e njerëzve, zbukuronin jeten e tyre me gëzime e kënaqësi të shumta, kujdeseshin për argëtimet e bisedat dhe në përgjithësi për marrëdhëniet shoqërore. Hiret e kishin shumë qejf poezinë. Për këto arsye ato jetonin në malin e Olimpit dhe lidhën me muzat një miqësi të madhe. Ato i paraqitnin si vajza të bukura e të zhveshura; njëra shikonte në drejtim të kundërt me atë vend ku dy të tjerat hidhnin vështrimin e tyre. Në Romë Hiret morën emrin Graciat. Në kuptimin e figurshëm, emri Hire (Gracia) do të thotë bukuroshe e përsosur.

Shih edhe

Përmendet te