Palada
Paladiumi. statujë që paraqiste imazhin e Atena Paladës; e cila ruhej në fshehtësi të madhe, sepse ezistenca e saj lidhej me atë të qytetit që i përkiste. Një nga më të dëgjuarat ishte Palada trojane e gdhendur në dru, që sipas legjendës kishte rënë nga qielli (e kishte lëshuar Zeusi) pranë çadrës së Ilit, në çastin kur ky ndërtonte qytetin e Ilionit (Trojën). Heroi, në këtë mrekulli, pa shenjën e dashamirësisë së perëndive dhe me nderime të mëdha e vendosi atë në tempullin e Atenës. Një orakull parashikoi atëherë se Troja do të jetonte, sa kohë që Paladiumi do të qëndronte në qytet. Odiseu dhe
Diomedi arritën ta vjedhin statujën, por Daiadonosi, për t’iu shmangur rrezikut, kishte bërë një kopje të statujës së çuditshme dhe ishte pikërisht ky paladium i rremë që rrëmbyen heronjtë grekë. Paladiumi i vërtetë mbeti në Trojë, derisa u mor qyteti nga grekët. Eneu e mori me vete atë dhe e çoi në Itali. Në kuptimin e figurshëm, paladiumi ka kuptimin e diçkaje që të mbron, që të krijon mbështetje.