Amfiloku
Amfiloku, i biri i Amfiaraut dhe i Erifilit, vëllai i Alkmeonit, ishte profet; mori pjesë në luftën e epigonëve dhe, pasi u kthye, ndihmoi të vëllanë, Alkmeonin, të vrisnin nënën e tyre. Mori pjesë në Luftën e Trojës, dhe ishte një nga luftëtarët që u futën brenda në kalë. Kur u kthye, formoi me profetin Mops dhe me Kalkatin qytetin Maio në Kiliki (më vonë, në këtë qytet ai pati një orakull). Për të zotëruar këtë qytet, ai u zu rne priftin Mops. Në një dyluftim u vranë që të dy. Megjithatë, shpirtrat e tyre u pajtuan dhe, kështu të pajtuar filluan të parashikonin të ardhmen e njerëzve. Pyetjet e kërkuesve shkruheshin në tabela dhe përgjigja u jepej atyre nëpërmjet ëndrrave.
V Amfioni, biri i Zeusit dhe i Antiopës, vëlla binjak i Zetit (Amfioni dhe Zeti quheshin ndryshe dioskurët e Tebës). E ëma, duke pasurfrikë nga zemërimi i të shoqit, i braktisi në mëshirën e fatit të dy vëllezërit e porsalindur. Por ata i gjeti dhe i rriti një bari i malit Kiteron. Amfionit i pëlqente muzika dhe dinte t’i binte lirës. Zeti kishte qejf më shumë të punonte në arë. Nëna e tyre, që ishte lidhur me zinxhirë nga Liku, xhaxhai i saj, shpëtoi për mrekulli e arriti të bashkohet me ta. Pasi u tregoi origjinën e tyre, ajo i nxiti që të merrnin hak. Amfioni dhe Zeti arritën në Tebë, vranë Likun, kurse Dirkën, gruan e Likut, e lidhën prej flokësh në bririn e një demi të egër, i cili e tërhoqi në shkëmbinj derisa vdiq. Ata qeverisën në Tebë dhe ndërtuan murin e qytetit. Mjaftonte që Amfioni t’i binte lirës dhe gurët, të ndjeshëm ndaj harmonisë së këngëve të tij, të lëviznin vetë për t’u vendosur në vendin e tyre. Amfioni ishte burri i Niobës, fëmijët e së cilës u vranë nga shigjetat e Apolonit.