Eneu
Eneu, heroi kryesor i «Eneidës» së Virgjilit, biri i Ankizit dhe i Afërditës. Nga i ati ai bënte pjesë në familjen mbretërore të Trojës. Sipas Homerit, ai në fillim nuk mori pjesë në Luftën e Trojës. por me urdhër të Apolonit u bë më vonë një nga prijësit kryesorë. Homeri nuk bën aluzion për udhëtimin në Perëndim të Eneut, por në «vlliadë» tregohet për një profeci, sipas së cilës Eneu do të mbretëronte mbi trojanët, pas rënies së Trojës në duart e grekëve. Tek «Odiseja» nuk thuhet asgjë për Eneun. Legjendat, nga të cilat është frymëzuar Virgjili, janë të ndryshme. Afërdita iu shfaq të birit gjatë plaçkitjes së qytetit dhe e këshilloi që të shpëtonte nga rreziku. Atëherë Eneu mori mbi shpatulla të atin plak, mori për dore dhe të birin, Julin (Askanjin). Atë e ndoqi e shoqja Kreusa, e cila humbi në errësirë. Pasi mblodhi rreth vetes disa luftëtarë në malin e Idës dhe pasi u përpoq më kot t’u kundërshtonte ende grekëve, Eneu hipi në anije dhe u drejtua për në Trakë e pastaj kaloi në Delos. Nga Delosi arriti në Epir dhe më në fund në Sicili. Aty Ankizi vdiq dhe u varros, kurse Eneu lundroi drejt Laciumit. por shtrëngata e hodhi atë në brigjet e Kartagjenës. Aty heroi u dashurua me mbretëreshën Didonë. Zeusi e porositi Eneun ta linte Kartagjenën. Heroi u drejtua përsëri për në Sicili, ku organizoi lojëra të përmortshme mbi varrin e të atit. Më në fund arriti në Lacium të Italisë. Mbreti i Laciumit. Latini, i dha Eneut toka dhe i premtoi t’i jepte për grua vajzën e tij, Lavinën. Por Lavina i qe premtuar më përpara mbretit të rutulëve. Turnit. Në dyluftim Turni u vra nga Eneu, i cili u martua me Lavinën. Eeida mbyllet me vdekjen e Turnit, i cili e la Eneun të mbretërojë mbi vendasit e Laciumit dhe trojanët, të bashkuar në një popull. Eneu sipas legjendës. vdiq katër vjet më vonë se Turni. ‘ Sipas legjendës romake, stërnipërit e Eneut themeluan Romën. Gjinia romake e Julëve dhe dinastia e perandorëve që qe themeluar nga Jul Qezari e kishin zanafillën e tyre te djali i Eneut, Juli (Askanji). Në artin romak Eneu shpesh paraqitej duke mbajtur mbi shpatulla të atin plak.