Fauni

Fauni 1. Një nga hyjnitë më të vjetra të fesë romake. Ishte biri i Pikut dhe nipi i Saturnit. Ai ishte i pajisur me një atribut të dyfishtë. Nga njëra anë, duke qenë i afërt me pyjet, fushat e mbjella dhe me ujërat e freskëta, ai mbronte bimët dhe kujdesej për kopetë e bagëtive; nga

ana tjetër, ashtu si Zeusi e Dodona, ai ishte një orakull që profetizonte duke shtënë fall me fëshfërimën e pemëve. Këto funksione fshatarake i shtynin artistët romakë që ta paraqitnin si një perëndi me mjekër, veshur me një lëkurë dhie, duke mbajtur qoftë shkopin e barive, qoftë bririn e bollëkut, sepse ai ndihmonte pjellorinë e tokës, prandaj e kanë identifikuar me Panin. 2. Mbret barbar që vrau Herkulin.

Shih edhe

Përmendet te