Heliadat
Heliadat, bijat e Heliosit dhe të nimfës Klimenë, motrat e Fetonit. Zakonisht ato janë tri: Fetuza, Lampecia dhe Feba. Kur Fetoni u vra nga Zeusi, ato qanë mbi trupin e tij gjatë katër muajve, në buzë të lumit Eridan. Nga dhembshuria, perënditë i shndërruan ato në plepa, gjethet e të cilëve gjithnjë bëjnë zhurmë. Nga lotët e tyre që binin në ujin e ftohtë të Eridanit u krijuan inxhitë dhe qelibari. Lotët e tyre u bënë proverbialë për të treguar thesarë të çmueshëm.