Pitoni

Pitoni, gjarpër i përbindshëm. Kishte njëqind kokë dhe njëqind gojë që villnin flakë. Sipas legjendës, Hera, kur mori vesh që Latona kishte mbetur shtatzënë me Zeusin, i kërkoi Gjeas që të lindte një përbindësh. Gjea lindi Pitonin, i cili u ngarkua të ndiqte pa pushim Latonën. Megjithatë, në sajë të Poseidonit, Latona arriti të fshihej dhe të lindte Artemidën dhe Apolonin. Ky i fundit për katër ditë u bë burrë dhe shkoi në Delf, ku, në rrëzë të malit Parnas, takoi gjarpërin Piton që e kishte munduar aq shumë t’ëmën. Ai e ndoqi, u fut në tempullin ku kishte qendrën orakulli i Tokës-Mëmë dhe e shpoi me shigjetat e tij. Faltorja e Delfit quhet nganjëherë Pito, dhe një nga epitetet e Apolonit është Pitiu.

Shih edhe

Përmendet te