Memnoni

Memnoni, emri i një heroi grek, në legjendën e të cilit gjenden të bashkuara tipare të huajtura nga burimet lindore. Ishte biri i Eojës dhe i mbretit të Etiopëve, Titonit. Perënditë e dërguan atë në krye të një ushtrie etiopësh, në ndihmë të trojanëve. Ai vrau shumë heronj grekë, midis të cilëve Antilokun, djalin e Nestorit. Akili vendosi që të hakmerrej për vrasjen e mikut të tij dhe bëri kundër Memnonit një luftim të veçantë. Në qiell Zeusi vuri në peshë fatin e dy heronjve përpara Tetidës dhe Eojës, dy nënave të pikëlluara. Peshorja rëndoi në favor të Akilit dhe perëndia për ngushëllim i dha Memnonit pavdekshmërinë. Trupi i heroit u varros me madhështi, gjatë kohës që në qiell dukeshin zogjtë, memnoidët, të cilët sipas legjendës, çdo vit vizitonin varrin e heroit në

Helespont. Tregojnë gjithashtu se Memnoni u varros në qytetin Tebë të Egjiptit dhe se statuja që ngrihej para tempullit nxirrte një tingull të ngjashëm me atë të lirës, kur kjo e fundit prekej nga rrezet e para të diellit të mëngjesit. Vetëm Eoja nuk u ngushullua nga vdekja e të birit. Ajo derdhte çdo mëngjes lot që shndërroheshin në vesë trëndafili.

Shih edhe

Përmendet te