Arkadi
Arkadi, mbret i Arkadisë, biri i Zeusit dhe i nimfës Kalistojë. Ai u mësoi banorëve të vendit të tij artin për të tjerrë lesh dhe për të mbjellë drith. Bashkë me të ëmën ai u shndërrua nga Zeusi në arushë dhe u vendos midis yjësive (Arusha e Madhe dhe Arusha e Vogël), (→ Kalistoja.)
— Armati, hyjni që adhurohej nga fiset ilire. Ishte perëndi e luftës dhe identifikohej me Marsin romak.