Shkronja
A
140 zëra
- Abaridi Magjistar skit, shërbyes i Apolonit, jetonte pa ngrënë dhe shkonte kudo duke fluturuar mbi një shigjetë të artë që ia kishte dhuruar Apoloni. Në literaturën e vjetër…
- Abderi 1. Biri i Hermesit, miku i Herakliut. 2. Qytet i themeluar nga Herakliu për nder të mikut të tij të ngushtë, Abderit, të cilin e shqyen kuajt e egër të Diomedit, që i…
- Aborigjenët Fiset që sipas gojëdhënave, kanë banuar në një pjesë të Lacit, në grykën e lumit Tiber. Romakët emrin aborigene e formonin nga fialë iatine ab origines (që nga fillimi…
- Abundacia (lat. bollëk), hyjneshë romake që personifikonte bollëkun. Paraqitej në monedha me fytyrën e një gruaje që derdh nga briri i bollëkut (simbol i pasurisë dhe i mirëqenies)…
- Admeti Mbreti i Ferrit. Mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe në fushatën e argonautëve. Admeti priti në pallatin e vet Apolonin, të cilin Zeusi e kishte dëbuar nga Olimpi…
- Adonisi (në gjuhën fenikase Adon do të thotë sundimtar), hyjni të cilin e adhuronin në Feniki, në qytetin Bibël (Gebal në gjuhën fenikase). Sipas Ovidit, ai ishte biri i Mirrës…
- Adrastea Bija e Zeusit, hyjnesha e dënimit dhe e hakmarrjes. Në kuptimin e vjetër Adrastea ishte një nga vajzat e Melisit, mbretit të Kretës, ose një nimfë e këtij ishulli. Më…
- Adrasti Biri i Talait, mbretit të Argosit. Ky emër është përdorur për të emëruar princa të ndryshëm dhe jo hyjni. Ndoshta të gjitha vështirësitë për identifikimin e këtij personi…
- Aedona (gr. bilbil), bija e Pandareut dhe gruaja e mbretit të Tebës, Zetit. Aedona, e cila e kishte smirë të kunatën e saj Niobën, që krenohej për 12 fëmijët e saj të bukur…
- Afërdita Hyjneshë e dashurisë, e pllënimit dhe e bukurisë. Sipas Homerit, Afërdita ishte bija e Zeusit dhe e Dionës. Sipas një legjende më të përhapur, që e gjejmë te Hesiodi, ajo…
- Agamedi Shih Trofoni !
- Agamemnoni Sipas Homerit ishte biri i mbretit të Mikenës, Atre, dhe nipi i Pelopit. Njihet. si person historik, si një nga princat më të rëndësishëm të periudhës Mikene. Ashtu si i…
- Agava Bija e Kadmit dhe e Harmonisë. E dënuar nga Dionizi, për fyerjen që i kishte bërë, ajo u çmend dhe shqeu birin e saj, Penteun. Kjo legjendë përbën subjektin e tragjedisë…
- Agenori 1. Biri i Poseidonit, krijuesi i popullit fenikas, binjak me Belin dhe babai i Feniksit, Kiliksit, Tasusit etj. dhe, sipas disa burimeve të tjera, edhe i Evropës. Kur…
- Aglaura Bija e Kekropit. Atena i kishte besuar asaj dhe të motrave, Hersës dhe Pandrosës, një sënduk ku ishte futur Erisiktoni, duke i porositur që të mos e hapnin. Ato nuk e…
- Aka Larencia Gruaja e bariut Faustul, që duhet të ketë ushqyer Romulin dhe Remin. Sjellja e saj e keqe i dha emrin lupa-ujkonjë dhe nga kjo e ka origjinën legjenda, sipas së cilës, dy…
- Akademi Një copë tokë në veriperëndim të Athinës, që i përkiste heroit Akadem. Në këtë tokë u ngrit. më vonë një gjimnaz, ku Platoni dhe filozofë të tjerë jepnin mësime çdo ditë.…
- Akamanti 1. Biri i Tezeut dhe i Fedrës, dërguar pranë trojanëve që të merrte Helenën e rrëmbyer nga Paridi. Gjatë bisedimeve të patrytshme, Akamanti mashtroi Laodikën, njërën nga…
- Akarnani I biri i Alkmeonit dhe i nimfës Kaliro. Kur i ati u vra nga Fegjeu, Akarnani me ndihmën e Zeusit, mundi të rritet me një shpejtësi të habitshme dhe u bë burrë brenda disa…
- Akasti Biri i Peliut, mbretit të Jolkut në Tesali dhe njeri nga heronjtë e fushatës së argonautëve. Akasti zuri fronin e të atit që e kishin vrarë vajzat e tij sipas porosisë së…
- Akati Personazh i Eneidës» së Virgjilit, shoku më i devotshëm i Eneut dhe miku i tij i ngushtë. Përdoret si emër i përgjithshëm, për të treguar një shok besnik e të pandarë.
- Akelou Hyjni e lumit, biri i Tetidës dhe i Oqeanit, babai i sirenave. Ai na del gjatë ciklit
- Akeronti (Akeroni), emër i një lumi të mbretërisë së nëntokës.
- Akesti Themelues e mbret legjendar i Akestit ose i Segestit në Sicili. Nga e ëma, Egiesta, ishte trojan. Ai ndihmoi Priamin në kohën e rrethimit të Trojës, mirëpriti Eneun në…
- Akeu Vëllai i Jonit, nioi i Elenit. stërgjyshi mitik i akeive.
- Alddi Bari nga Sicilia, biri i Faunit. Pas tij u dashurua nimfa Galatë. Një ditë ciklopi
- Akili Biri i Tetidës dhe i Peleut, mbretit të Mirmidonëve në Ftijë të Tesalisë, më i dëgjuari nga heronjtë grekë. Sipas mitit, e ëma, që kur e lindi, e zhyti në ujërat e lumit…
- Ako, Alfito dhe Mormo Gogolë me të cilët trembnin fëmijët grekët e vjetër.
- Akonsi (Akonti), djalosh me një bukuri të rrallë, që sipas legjendës së Delosit, njëherë, në tempullin e Artemidës pa duke u falur një athinase të bukur, e cila quhej Kidipë dhe…
- Akrisiona Vajza e Akrisiut, nëna e Perseut.
- Akrisiu Mbreti legjendar i Argosit, nipi i Danaut, vëllai i Pretit dhe babai i Danajës. Një orakull e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste nga dora e nipit të vet. Për t’iu…
- Akteoni I ri teban, biri i Aristeut dhe i Antonojës, që kishte mësuar nga Kironi artin e gjuetisë dhe ishte bërë një nga gjuetarët më të mëdhenj. Duke u mburrur, ai kishte…
- Aktori 1. Babai i Menetiusit dhe gjyshi i Patroklit. 2. Shoqërues i Eneas. 3. Luftëtar nga krahina e avrunkëve në Itali. Sipas legjendës, ai u vra nga Turni, i cili mburrej se i…
- Alastori 1. Personifikim i hyjnisë që ndjek kriminelët dhe hakmerret. kundër tyre. 2. Miku i Sarpedonit. U vra në luftën e Trojës nga Odiseu.
- Aleksandri (gr. «mbrojtës i njerëzve»), emër alternativ i Paridit të Trojës, birit të mbretit Priam dhe të Hekubës. Sipas legjendës, Paridi ishte braktisur si foshnjë në malin Ida…
- Alektrioni (gr. këndes), shërbëtori i Aresit. Ishte ngarkuar të bënte roje gjatë kohës që perëndia e luftës mbyllej në dhomë me hyjneshën e dashurisë dhe, t‘i paralajmëronte ata për…
- Aleti Mbret i Korintit, stërnip i Herakliut. Orakulli i pat premtuar pushtimin e Athinës me kusht, që mbreti i këtij qyteti të mos plagosej në luftë.
- Alfeu Gjahtar që u dashurua pas nimfës Aretuzë, të ciiën Artemida, për ta shpëtuar nga ndjekjet e tij, e shndërroi në një krua të ishullit të Origjisë (në Sicili). Pas kësaj.…
- Alfito Hyjneshë e lashtë e mielllit, e lidhur me bluarjen e grurit. Në mitologjinë greke ajo konsiderohej si një daimon i frikshëm, e njëjta si Ako dhe Mormo, me të cilat nënat…
- Alkesta Vajza e Peleut dhe gruaja e Admetit. Legjenda tregon se Alkesta pranoi të vdiste në vend të burrit dhe, pasi vdiq, arriti të kthehet në tokë me ndihmën e Herakliut, i…
- Alkeu Biri i Perseut, babai i Amfitrionit.
- Alkinoi Mbret i feakëve në ishulhn e Skerisë, burri i Aretës, me të cilën pati, midis fëmijëve të tjerë, Nausikën. Poezia epike e paraqet si një sundimtar mikpritës dhe bujar.…
- Alkiona 1. Bija e Eolit dhe gruaja e Ceiksit. Sipas Ovidit dhe Virgjilit, Ceiksi u mbyt në det. Alkiona nuk mundi ta duronte hidhërimin dhe u mbyt edhe ajo. Tetida (Tetis) i…
- Alkioneu Një nga gjigantët që u ngrit kundër perëndive të Olimpit. Ai luftoi me Herakliun në fushat e Maqedonisë. Sa herë që gjiganti binte në Tokën që e kishte lindur, ngrihej…
- Alkmena Gruaja e heroit teban, Amfitrionit. Në mungesë të tij, Zeusi e joshi atë, duke marrë pamjen e të shoqit. Nga bashkimi i saj me perëndinë lindi Herakliu. Kur u kthye nga…
- Alkmeoni Biri i Amfiaraut dhe i Erifilit. E zgjodhën për të komanduar fushatën e epigonëve kundër Tebës. Erifili, pasi mori nga Tersandri si dhuratë, tunikën e Harmonisë, e nxiti…
- Aloidët Me këtë emër janë quajtur vëllezërit binjakë, Efialti dhe Oti, bijtë e Aloidit e të Efimedisë (në disa variante janë fëmijët e Poseidonit dhe të Efimedisë). Që në fëmini…
- Alopa Bija e mbretit të Eleusinit në Arkadi, Cerkionit. Poseidoni u dashurua pas saj. Ajo lindi një djalë, Hipotoun, të cilin e braktisi sape e lindi. Foshnjën e porsalindur e…
- Altari (nga latinishtja altare, aitus-i ngritur), një lloj tryeze, zakonisht e vendosur mbi një vend të ngritur, ku bënin flijime dhe vendosnin dhuratat që ua falnin hyjnive. Të…
- Altea Gruaja e Ojneut, mbretit të Kalidonit, nëna e Meleagrit dhe e Dejanirës. Sipas legjendës, kur lindi Meleagri, Moirat (Parkat) i thanë Altesë se djali i saj do të jetonte…
- Altemeni Biri i Katreut, mbretit të Kretës. Që t’i shmangej profecisë së orakullit, i cili kishte paralajmëruar se ai do të vriste të atin, iku në ishullin e Rodit. Por Katreu…
- Amaltea Nimfë, bija e Oqeanit, Heliosit ose e mbretit kretas Melis, që ushqeu Zeusin foshnjë me qumështin e një dhie (ose që vetë ka qenë dhi). Kur dhia humbi njërën nga brirët e…
- Amata Gruaja e mbretit Latin dhe nëna e Lavinës, të cilën ia kishte premtuar Turnit, prandaj nuk e mirëpriti kërke- S»n ?. neut për t’u fejuar me të bijën. Në «Eneidë» Amata…
- Amazonat Gra luftëtare që, sipas iegjendës, kanë banuar në brigjet e detit Azov ose në Azinë e Vogël. Të drejtuara nga një mbretëreshë, amazonat martoheshin me burrat e fiseve…
- Ambrozi Ushqimi 1 perendive të Olimpit që, sipas legjendës, ishte nëntë herë më 1 embël se mjalti. Ai kishte veti magjike, që i bënte perëndite të pavdekshme dhe të reja per…
- Amfiarau Biri i Dikleut dhe i Hipermnestrës, profet dhe luftëtar, mbret i Argosit. Ai u martua me Erifilin, motrën e mbretit Adrast, dhe pati me te disa fëmijë si Alkmeomn…
- Amfiloku I biri i Amfiaraut dhe i Erifilit, vëllai i Alkmeonit, ishte profet; mori pjesë në luftën e epigonëve dhe, pasi u kthye, ndihmoi të vëllanë, Alkmeonin, të vrisnin nënën e…
- Amfitea Gruaja e Adrastit, nëna e Agjialeut.
- Amfitrioni Biri i Alkeut, mbretit të Tirintit dhe nipi i Perseut. U martua me Alkmenën e bukur, duke i premtuar se ao të vriste vrasësit e vëllezërve të saj. Ai zbarkoi me ushtri në…
- Amfitrita Hyjneshë e detit, bija e Nereut dhe e Doridës. Sipas legjendës, Poseidoni e kishte parë një ditë kur ajo luante në breg të detit me motrat e saj, Nereidat, dhe donte ta…
- Amfoteri Biri i Alkmeonit.
- Amikli Babai i Hiasintës.
- Amiku Vigan, biri i Poseidonit, mbret i bebrikëve të Bitinisë (në Azinë e Vogël). Ai i detyronte udhëtarët që kalonin në vendin e tij, të luftonin me të me grushte. Në mbarim…
- Amimona Njëra nga 50 vajzat e Danaiut, nëna e Nauplit. Eskili e zgjodhi mitin mbi Amimonën si subjekt të njërës prej dramave të tij satirike.
- Ampeli Biri i një satiri dhe i një nimfe, personifikim i hardhisë, shok i Dionizit. U vra në moshë të re nga një dem. Versione të tjera. të legjendës tregojnë se ai ra nga…
- Amuli Vëlla i Numitorit, mbretit të Albalongës dhe stërnip i Eneut. Sipas legjendës latine, Amuli rrëzoi të vëllanë nga froni dhe mbretëroi vetë në Alba Longa, kurse vajzën e…
- Amuri Figurë e mitologjisë siciliane, bari që u dashurua pas nimfës Galatea. Sipas legjendës, ai ishte rival i Polifemit, ciklopit, në dashurinë për nimfën. Nuk duhet…
- Anankea (Ananka), hyjneshë që personifikonte forcën fatale. Te romakët identifikohej me Necesitatën. E paraqitnin duke mbajtur në dorë një bosht diamanti, majat e të cilit…
- Androgeu 1. Biri i Minosit dhe i Pasifajës, korri shumë suksese në lojërat për nder të Atenës, prandaj mbreti Egje nga frika dhe smira e vrau. Që të hakmerrej për vrasjen e të…
- Andromaka Gruaja e Hektorit’dhe nëna e Astianaksit. «Iliada» e paraqit atë si-.simboi
- Andromeda Vajza e Cefeut, mbretit të Etiopisë dhe e Kasiopesë. Nëna e Andromedës i kishte zemëruar nimfat, duke u thënë se e bija ishte më e bukur nga të gjitha ato. Atëherë nimfat…
- Animizmi (nga lat. anima- -shpirt, frymë), formë e besimeve primitive. Është besimi te fryma ose te shpirti, të cilin gjoja e kanë njerëzit, kafshët, bimët, sendet etj., besimi se…
- Ankili (Ancili), mburoja që mbreti Numa Pompil, pretendonte se kishte rënë nga qielli. Sipas legjendës, me të ishte lidhur fati i Romës. Që të mos e vidhnin, mbreti urdhëroi të…
- Ankizi Prijës trojan që e dashuroi Afërdita, me të cilën pati një djalë, Eneun. Kur u dogj Troja, ai shpëtoi nga vdekja në sajë të dashurisë birnore të Eneut., që e mbajti mbi…
- Antea (ose Stenobea), vajza e Jobatit, gruaja e Pretit: Belorofonti.
- Antenori Prijës trojan, i cili pas shkatërrimit të Trojës erdhi në Itali, ku themeloi qytetin Patavia (Padova e sotme). Homeri e paraqit atë si një nga më të urtit midis burrave…
- Antesteritë (gr. festa e luleve), festa që bëheshin në të gjithë Greqinë për nder të Dionizit. Ato zhvilloheshin tri ditët e fundit të muajit shkurt. kur natyra zgjohej nga gjumi i…
- Anteu Vigan, biri i Poseidonit dhe i Gjeas (Tokës). Ai i detyronte të gjithë udhëtarët të luftonin me të dhe i shtypte me peshën e trupit të tij. Herakliu e shtriu përdhe tri…
- Antigona Bija e Edipit dhe e Jokastës, motra e Ismenës, e Eteoklit dhe e Polinikut. Ajo e shoqëroi të atin e verbër, të përzënë nga Teba prej të vëllezërve, dhe u kujdes shurnë…
- Antiklea Gruaja e Laertit dhe nëna e Odiseut. Ajo, duke mos e duruar dot mungesën e gjatë të të birit, vdiq nga hidhërimi.
- Antiloku Biri i mbretit të Pilosit, Nestor. Antilokun e dërguan tek Akili për ta lajmëruar se miku i tij Patrokli ishte vrarë. Kur babai i Antilokut, Nestori, bënte duel me…
- Antinoi Një nga pretenduesit e Itakës. që kërkonte të martohej me Penelopën. gruan e
- Antropomorfizmi (nga greqishtja e vjetër anthropos-njeri dhe morfe-formë, trajtë), veshja e forcave të jashtme të natyrës me veti karakteristike për njeriun, veshja e perëndive me…
- Anubisi Perëndi egjiptiane e vdekjes. që përfytyrohej në trajtën e një çakalli, ose në trajtën e një njeriu me kokë çakalli, i cili sipas legjendës, ishte biri i Osirisit. Në…
- Anzotika Hyjni ilire që identifikohej me Venerën romake.
- Aonidat Epitet i muzave, të cilin e morën nga malet e Aonisë në Beoti, ku nderoheshin më shumë. Në poezinë romake muzat filluan t’i quanin Aonida.
- Apisi Hyjni egjiptiane që adhurohej në Memfis, mishërim i perëndisë së diellit Pta që
- Apoloni Disi në tokë. Gjatë qëndrimit të tij në tokë Apoloni u prit mirë nga mbreti i Tesalisë. Admeti, të cilit i ruante kopetë. Prandaj perënclia quhej shpesh dhe mbrojtësi i…
- Arakna (gr. merimangë), vajzë nga Lidia (Azia e Vog'ël; e dëgjuar për pëlhurat që endëte, e cila pati guximin ta ftonte Atenën për të bërë garë me të në endjen e një pëlhure.…
- Areioni (Arioni), kali i Herakliut dhe i Adrastit, në sajë të shpejtësisë së të cilit shpëtoi Adrasti, i vetmi nga të shtatë prijësit që luftuan kundër Tebës.
- Aresi Një nga perënditë më të rëndësishme të Olimpit, i biri i Zeusit dhe i Herës, hyjni e luftës, e rrëmujës dhe e kasaphanës, që nuk ngopej me gjak dhe me vrasje dhe që…
- Areteja (Arita), gruaja e mbretit të feakëve, Alkino. Homeri tregon se për mençurinë e saj ajo gëzonte një respekt të madh te feakët, të cilët shpesh i drejtoheshin asaj për të…
- Aretuza Një nga nereidat, nimfë që bënte pjesë në kortezhin e Artemidës. Sipas legjendës një ditë, pasi ishte kthyer nga gjuetia, Aretuza po lhej në ujërat e lumit Alfe (që…
- Argea Bija e Adrastit.
- Argiopa Nimfë, nëna e këngëtarit Tamiris.
- Argo Anija legjendare me të cilën lundruan Argonautët për në Kolkidë, në kërkim të bashkës së artë. Sipas traditës, anija u ndërtua nga Argu (Argosi), mjeshtri i dëgjuar, me…
- Argonautët Heronjtë që u nisën për në Kolkidë nën drejtimin e Jasonit, me qëllim që të sillnin që andej bashkën e artë të dashit magjik. Ngjarjet, për të cilat bëhet fjalë në mitin…
- Argu 1. Argus Panoptes (gr. «gjithëshikuesi»), gjigant me njëqind sy, nga të cilët pesëdhjetë ishin gjithnjë të hapur edhe kur flinte. Hera e ngarkoi atë të ruante Iojën, të…
- Argusi 1. Mbret i Argosit, biri i Agenorit dhe Inakusit. Sipas legjendës, ai kishte njëqind sy nga të cilët pesëdhjetë i rrinin gjithnjë hapur. Hera e ngarkoi atë të ruante…
- Arimani Ormuzdi.
- Arioni 1. Poet, muzikant i dëgjuar nga ishulli i Lesbit (Lesbos), që ka jetuar rreth vitit 625 pe.s. në pallatin e tiranit të Korintit, Periandrit. Ai u mor shumë me ditirambin…
- Aristeu B’iri i Apolonit dhe i nimfës Kirenë, që i mësoi njerëzit të rritin bletët. Legjenda tregon se ai padashur i shkaktoi vdekjen Euridikës, gruas së Orfeut. Nimfat që…
- Arkadi Mbret i Arkadisë, biri i Zeusit dhe i nimfës Kalistojë. Ai u mësoi banorëve të vendit të tij artin për të tjerrë lesh dhe për të mbjellë drith. Bashkë me të ëmën ai u…
- Arsinoi Alkmeoni, Fegjeu
- Artemida (Artemisi), një nga hyjneshat më të rëndësishme të Olimpit, bija e Zeusit dhe e Latonës. Ajo lindi në Delos pak më përpara se vëllai i saj, Apoloni dhe e nclihmoi Latonën…
- Arreforitë Festat e athinasve me karakter mistik, që organizoheshin për nder të Atenës. Gjatë këtyre festave, të cilat kremtoheshin në qershor-korrik, shpinin në Akropol sende të…
- Askalafi 1. Demon, biri i Akerontit. Ai i kishte treguar Hadit se vajza e Demetrës, Persefoni, kishte ngrënë shegë nga bota e nëndheshme (duke u nisur nga kjo gjë ajo duhej të…
- Askanji Biri i Eneut dhe i Kreusës. Pas shkatërrimit të Trojës, i ati e solli Askanjin në Itali, ku disa vjet pas vdekjes së Eneut themeloi Alba Longën. Ai konsiderohej i pari i…
- Asklepi Hyjni e mjekimit., biri i Apolonit dhe i Koronidës. Artin për të shëruar të sëmurët ai e mësoi te centauri Kiron. Argonautët e zgjodhën atë si mjek të tyre në fushatën e…
- Asopi Hyjni e një lumi me të njëjtin emër në Peloponez. Si të gjithë lumenjtë grekë, ai ishte biri i Oqeanit dhe i Tetidës. Ai kishte dy djem dhe njëzet vajza. Njërën prej tyre…
- Astarta Hyjneshë e pllenimit që adhurohej te të gjithë fiset semitike dhe që te babilonasitquhej Ishtar, te arabët Athtar, te fenikasit Astoret. Konsiderohej si hyjneshë që…
- Asteria Bija e Ceut dhe e Febës, motra e Latonës dhe nëna e Hekatës. Atë e dashuroi Zeusi. i cili, duke mos arritur ta bënte për vete, e shndërroi në shkurtë. Asteria u hodh në…
- Asteropa Njëra nga Plejadat.
- Astianaksi Biri i Hektorit dhe i Andromakës. U vra nga
- Astinoma Kriseida.
- Astioka (Astiokea) Askalafi.
- Astrolatria Kult fetar i ngritur mbi adhurimin e trupave qiellorë. Vëzhgimet mbi lëvizjet e yjeve u bënë të rregullta vetëm atëherë kur filloi të zhvi- Ilohej bujqësia dhe lundrimi.…
- Astrea Bija e Zeusit dhe e Temidës, hyjneshë e drejtësisë dhe e virtytit. Sipas besimit të lashtë, gjatë kohës së artë ajo jetonte në tokë, midis njerëzve, por kur filluan…
- Ata (Atea) Bija e Zeusit dhe e Eridës. Ishte hyjneshë keqëdashëse, e cila sa kohë qëndroi në Olimp, përpiqej gjithnjë të shkaktonte turbullira midis perëndive. Ata e nxiti Zeusin ta…
- Atalanta Bija e Jasionit, mbretit të ishullit Skiros dhe e Klimenës. Ajp ishte aq e shpejtë dhe e lehtë në të rendur, sa edhe burrat më të fuqishëm e më të shkathët nuk ia…
- Atamanti Biri i Aeolit dhe Emaretit, mbretit legjendar të Orkomenës së Beotisë. Në fillim Hera i kishte dhënë atij për grua Nefelën, hyjneshën e reve, me të cilën pati dy fëmijë…
- Atargatida (Atargatis), hyjneshë siriane që paraqitej si gjysmëgrua e gjysmëpeshk, nëna e Semiramidës. Atargatida përfaqësonte elementin femëror të përftimit dhe identifikohej me…
- Atena Një nga hyjneshat më të nderuara të Greqisë. Mitet mbi Atenën tregojnë se ajo lindi nga koka e Zeusit. CTruaja e pare ë Zëusit, Metida, priste të lindte një djalë, i cili…
- Atidi (Atis) Hyjni e lashtë frigjiane e bimësisë. Kulti dhe legjenda e tij lidhen me atë të Nënës së Madhe Cibelë dhe të Adonisit. Ashtu si Adonisi, Atisi ishte një djalosh i bukur që…
- Atlanti (Atlasi) Biri i Zeusit (sipas të tjerëve i Japotit) dhe i Klimenës, babai i Hiadave, të cilat nga emri i tij u quajtën Atlantida, mbret legjendar i Mauritanisë. Ai kishte një…
- Atlantida Ishull përrallor rreth të cilit, autorë të ndryshëm të antikitetit, veçanërisht Platoni, kanë lënë tregime legjendare që kanë shërbyer si bazë për shumë hipoteza. Të…
- Atreu Biri i Pelopit dhe i Hipodamisë, vëllai i Tiestit, babai i Agamemnonit dhe i Menelaut. Sipas legjendës, dikur karrocieri i Enomait, Mirtili, i vrarë pabesisht nga Pelopi…
- Atributi (lat. attibutio-vesh, ngjis), simbol që shërben për të karakterizuar një figurë mitologjike. Kështu psh. shpata dhe peshorja ishin atribute të Drejtësisë. Në mitologji…
- Atridët Fëmijët e Atreut, Agamemnoni dhe Mene’lau. Familja e Atridëve, midis të cilëve numërohen personazhe të dëgjuar të mitologjisë, e ka marrë emrin nga Atreu, që rridhte nga…
- Atropoja (Atropa, Atropos), Moira që priste me gërshërë fijen e jetës.
- Auga (Avga), bija e Aleut, mbretit të Arkadisë dhe e Neerës, priftëreshë e Atenës. Pasi kishte lindur Telefin me Herakliun, ajo u martua me mbretin Teutrant.
- Augurët Kolegjium i priftërinjve romakë, të cilët shtinin fall me anë të zogjve (vetë emri vjen nga fjala avis-zog). Augurët, së bashku me një zyrtar, dilnin në një vend të…
- Aurora Hyjneshë romake, që personifikonte agimin, lindjen e ditës së re. Poetët e identifikuan me Eojën greke dhe i atribuan të gjitha legjendat që kishin liclhje me të. Ashtu…
- Autoliku Biri i Hermesit dhe babai i Antiklesë, gjyshi i Odiseut. Nga mitet ai njihet si një hajdut që nuk i gjendej shoku, sepse kishte aftësinë të ndryshonte pamjen e ngjyrën e…
- Automedoni Biri i Dioresit, karrocier dhe shoqërues i Akilit.
- Autonoja Bija e Kadmit dhe e Harmonisë, gruaja e Aristeut dhe nëna e Akteonit. Së bashku me të motrën, Agavën, ajo mori pjesë në vrasjen e Penteut. Varri i saj gjendej në Megarë.
- Auzonët Popull i vjetër i Italisë nga familja indoevropiane, fiset e të cilit u futën të parët në gadishull. Në poezi emri i tyre përdoret për të treguar fiset më të vjetër të…
- Auzoni Hero i auzonëve, që sipas legjendës, ishte biri i Odiseut dhe i Circes, ose i Kalipsosë. Në kohët e vjetra Italinë siipesh e quanin Auzoni.
- Averni (Averno) liqen i Italisë në krahinën e Kampanjës, që zinte kraterin e një vullkani të vjetër. Ujërat e tij ishin të zeza dhe të palëvizshme. Në kohët e vjetra, në…
- Avgjia (Ozhiasi) Mbret legjendar i Elidës. Ai kishte në hauret e tij tre mijë krerë bagëti, por këto ahure nuk ishin pastruar që prej tridhjetë vjetësh. Kur Herakliu erdhi në vendin e…