Alkinoi
Alkinoi, mbret i feakëve në ishulhn e Skerisë, burri i Aretës, me të cilën pati, midis fëmijëve të tjerë, Nausikën. Poezia epike e paraqet si një sundimtar mikpritës dhe bujar. Alkinoi priti me përzemërsi në ishuil Odiseun. Ky i fundit i tregoi Alkinoit aventurat e tij, të cilat e prekën mbretin bujar. Alkinoi i dha Odiseut shumë dhurata dhe e ndihmoi të kthehej në atdhe. Ai priti gjithashtu edhe Jasonin e Medenë.