Abundacia

Abundacia (lat. bollëk), hyjneshë romake që personifikonte bollëkun. Paraqitej në monedha me fytyrën e një gruaje që derdh nga briri i bollëkut (simbol i pasurisë dhe i mirëqenies) lule, pemë ose monedha. Nganjëherë konsiderohej bashkudhëtarja e Cererës.