Abaridi
Abaridi, magjistar skit, shërbyes i Apolonit, jetonte pa ngrënë dhe shkonte kudo duke fluturuar mbi një shigjetë të artë që ia kishte dhuruar Apoloni. Në literaturën e vjetër greke thuhet se ai i ndihmoi spartanët, duke iu treguar vetinë e sakrificës, që të përballonin të gjitha fatkeqësitë.