Alektrioni

Alektrioni (gr. këndes), shërbëtori i Aresit. Ishte ngarkuar të bënte roje gjatë kohës që perëndia e luftës mbyllej në dhomë me hyjneshën e dashurisë dhe, t‘i paralajmëronte ata për afrimin e mëngjesit. Por një natë Alektrioni u tregua i pakujdesshëm dhe e zuri gjumi. Sapo agoi, perëndia e diellit Helios, i pa dashnorët dhe lajmëroi burrin e Afërditës, Hefestin. Si dënim Aresi e shndërroi Alektrionin në këndes, që të bëhej më vigjilent dhe më i kujdesshëm.

Shih edhe