Avgjia (Ozhiasi)

Avgjia (Ozhiasi), mbret legjendar i Elidës. Ai kishte në hauret e tij tre mijë krerë bagëti, por këto ahure nuk ishin pastruar që prej tridhjetë vjetësh. Kur Herakliu erdhi në vendin e Avgjisë, ky i fundit i kërkoi heroit. që t’ia pastronte hauret, duke i premtuar një të

dhjetën e kopesë së tij. Herakliu lëshoi mes ahureve ujin e lumit Alfe. Uji i këtij lumi mori me vete të gjitha plehrat, por mbreti nuk donte t’ia jepte shpërblimin e premtuar. Atëherë Herakliu e vrau dhe plaçkiti vendin (bëma e shtatë e Herakliut). Në kuptimin e figurshëm, pastrimi i ahureve të Avgjisë do të thotë të vësh rregull aty ku ka rrëmujë të madhe, të përmirësosh rne anë të masave rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta e të grumbulluara prej kohësh. Ja si e përdor atë V. I. Lenini: «Cilat kanë qenë shfaqjet kryesore, mbeturinat kryesore të bujkrobërisë në Rusi më 1917? Monarkia. kastet, pronësia mbi tokën he sistemi i shfrytëzimit të tokës, gjendja e gruas, feja, shtypja e kombësive. Merrni cilëndo nga këto «ahure të Avgjisë».... ju do të shihni se ne i kemi pastruar rrënjësisht» (V.I. Lenin, Veprat, Vëll. 33, f. 38-39.)

Po me këtë kuptim e ka përdorur këtë shprehje edhe shoku Enver Hoxha: «Në këtë çështje pasqyrohen pikëpamjet filozofike të shkollave borgjeze, simpatitë individuale të njërit ose të tjetrit, sipas prirjes dh« sipas shkollës dhe kulturës, me të cilën ai është mbrujtur dhe që nuk ka arritur dot akoma të spastrojë rrënjësisht hauret e Avgjisë». (Enver Hoxha. Raporte e fjalime 1967-1968, f. 367).

Bakanaliet → Dionizi

Shih edhe