Antesteritë

Antesteritë (gr. festa e luleve), festa që bëheshin në të gjithë Greqinë për nder të Dionizit. Ato zhvilloheshin tri ditët e fundit të muajit shkurt. kur natyra zgjohej nga gjumi i thellë i dimrit. Ditën e parë

nxirrej vera nga amforat. Ditën e dytë bëhej një farë gare midis atyre që pinin dhe kjo ishte dita e blatimeve. Ditën e tretë i falnin Hermesit fruta të pjekura në vorba prej balte. Në të vërtetë këto festa ishin gëzimi për fundin e dimrit dhe kthimin e pranverës.

Shih edhe