Averni

Averni, (Averno) liqen i Italisë në krahinën e Kampanjës, që zinte kraterin e një vullkani të vjetër. Ujërat e tij ishin të zeza dhe të palëvizshme. Në kohët e vjetra, në afërsitë e tij shtriheshin këneta që lëshonin avuj të ndotur. Sipas të vjetërve. zogjtë që kalonin në këto rajone ngordhnin (qe këtej edhe emri grek aornos — pa zogj). Prandaj Homeri dhe Virgjili vendosën në brigjet e tij hyrjen për në Had. Në një shkëmb pranë ishte shpella e Sibilës së Kumës. Ky liqen ka pësuar ndryshime dhe sot nuk i ng jan aspak atij që kanë përshkruar poetët e lashtësisë.