Alkiona
Alkiona 1. Bija e Eolit dhe gruaja e Ceiksit. Sipas Ovidit dhe Virgjilit, Ceiksi u mbyt në det. Alkiona nuk mundi ta duronte hidhërimin dhe u mbyt edhe ajo. Tetida (Tetis) i shndërroi të dy në bajza. Sipas disa mitologëve, ata ranë viktimë e krenarisë së tyre. Të dy, burrë e grua, e quanin njëri-tjetrin Zeus dhe Herë. Për këtë perënditë të zemëruara i shndërruan ata në zogj. Miti mbi Alkionën është kënduar nga Ovidi dhe është përdorur gjerësisht nga muzikantët e kohës së re. 2. Një nga Plejadat, vajza e Atlasit dhe e Plejonës, që u bë e dasliura e Poseidonit.