Altari

Altari (nga latinishtja altare, aitus-i ngritur), një lloj tryeze, zakonisht e vendosur mbi një vend të ngritur, ku bënin flijime dhe vendosnin dhuratat që ua falnin hyjnive. Të vjetrit besonin se perënditë nuk ishin të ndara nga njeriu. Ato e rrethonin njeriun nga të gjitha anët, jetonin në çdo send, drejtonin cdo dukuri të natyrës, çdo çast të jetës shoqërore. Prandaj ishte e natyrshme që njeriu ta ndjente veten nën ndikimin e drejtpërdrejtë të forcave hyjnore. Për këtë arsye njerëzit mendonin se, duke u bërë perëndive flijime e dhurata, do të siguronin dashamirësinë e tyre. Në fillim altarët ishin kodrina, grum'buj dheu, guri ose hiri. Por shumë shpejt u ngritën altarë të ngulmë prej guri, mermeri ose prej tulle. Në Greqinë e Vjetër kudo ngrinin altarë, në rrugë, në kryqëzimin e rrugëve, në majën e maleve, në pyjet e shenjta, në të gjitha varret, shtëpitë, faltoret, para statujës së çdo hyjnie. Por altari më i rëndësishëm ngrihej jashtë, kundruall hyrjes së tempullit. Ata i ndërtonin nën qiellin e hapur, sepse mendonin se tymi që dilte nga viktima e djegur, duke u ngritur në qiell, arrinte perënditë. Në kishat e krishtere altar quhet tryeza e gjërë, në një të ndarë, në pjesën lindore të kishës, ku prifti bënte shërbesat fetare.

Përmendet te