Altemeni

Altemeni, biri i Katreut, mbretit të Kretës. Që t’i shmangej profecisë së orakullit, i cili kishte paralajmëruar se ai do të vriste të atin, iku në ishullin e Rodit. Por Katreu, duke mos e duruar mungesën e të birit, erdhi në Rod për ta kërkuar. Banorët e ishullit që dyshuan për një zbarkim të armikut, marshuan kundër tij. Ai u vra nga shigjeta që kishte hedhur i biri. Ky i fundit, kur e njohu të atin, iu lut perëndive që t’i dërgonin vdekjen. Toka u hap dhe e" përpiu atë.

Shih edhe