Amuli

Amuli, vëlla i Numitorit, mbretit të Albalongës dhe stërnip i Eneut. Sipas legjendës latine, Amuli rrëzoi të vëllanë nga froni dhe mbretëroi vetë në Alba Longa, kurse vajzën e Numitorit, Rea Silvian, e dorëzoi vestale. Por Rea Silvia lindi me perëndinë Mars dy binjakë, Romulin dhe Remin. Për këtë ajo u dënua me vdekje nga Amuli, kurse foshnjat, me urdhër të tij, i hodhën në Tiber. Binjakët shpëtuan dhe. kur u rritën vranë Amulin dhe e vendosën përsëri në fron gjyshin e tyre.

Shih edhe

Përmendet te