Shkronja
C
16 zëra
- Cefali (Kefali), biri i Hermesit dhe i Hersës ose Dejonit dhe Diomedës. Jetonte në Atikë dhe kishte grua Prokridën, bijën e Erekteut, ndaj së cilës ishte shumë xheloz. Cefalin e…
- Cefeu (Kefeu), babai i Andromedës dhe burri i Kasiopesë, mbret i Cefenëvë, që sipas disa burimeve, jetonin në Etiopi, kurse sipas disa të tjerave, në brigjet e Eufratit. Pas…
- Ceiksi (Ceiku, Keiks), mbret legjendar i Tesalisë, burri i Alkionës. Kur ai po shkonte në Delf që të konsultohej me orakullin e Apollonit, u mbyt. E dëshpëruar, Alkiona rendi në…
- Celeu (Keleu), mbret legjendar i Eleusinit, burri i Metanirës. Triptolemi.
- Centaurët Qenie mitike, demonë të pyjeve. Centaurët përmenden në legjendat e disa vendeve malore të Greqisë së
- Cerberi Përbindësh i mitologjisë greke, që sipas legjendës, ishte ngarkuar të ruante Hadin. Hesiodi e quan atë birin e Tifonit dhe Ekidnës dhe e paraqet me pesëdhjetë kokë. Në…
- Ceres (Cerera) Hyjneshë romake që identifikohej me hyjneshën greke Demetra.
- Cerkioni (Kerkioni), hajdut i rretheve të Eleusinit, biri i Poseidonit. Ai vriste udhëtarët, duke i lidhur në degët e përkulura të dy pishave, të cilat kur drejtoheshin i…
- Cetoja (Ketoja), bija e Pontit dhe e Gjeas, që me të vëllanë Forkiun, lindi Gorgonat.
- Ceu (Koiu), një nga Titanët, babai i Latonës.
- Cibela (Kibela), një nga emrat e hyjneshës së Madhe të Frigjisë, që ndryshe quhej edhe Nëna e Madhe», ose «Nëna e perëndive», Agdistisë dhe Dindimenës. Ajo kishte shumë epitete…
- Cikli i Trojës Termi që përfshin tërësinë e miteve dhe legjendave që lidhen me Luftën e Trojës, një nga ciklet epike më të mëdha të mitologjisë greke. Shkaqet e luftës fillojnë me…
- Ciniri (Kiniri, Kiniras), biri i Apolonit, mbret legjendar i Qipros dhe prift i tempullit të Afërditës në Pafos. Babai i Adonisit dhe i Mirrës. Themeloi tempujt e Afërditës në…
- Circia (Circea), magjistare që banonte në ishullin e Eas, bija e Heliosit dhe e oqeanidës Persë. Jetonte në një pallat luksoz, ku këndonte. duke endur stofra të bukura. E…
- Citerea (Kiterea), një nga epitetet e Afërditës, i krijuar nga emri i ishullit Citerea, ku ishte një nga qendrat e kultit të hyjneshës së lindur nga shkuma ë valëve.
- Citeroni (Kiteroni), mbret legjendar i Platesë që i dha emrin e tij malit Citeron.