Aglaura
Aglaura, bija e Kekropit. Atena i kishte besuar asaj dhe të motrave, Hersës dhe Pandrosës, një sënduk ku ishte futur Erisiktoni, duke i porositur që të mos e hapnin. Ato nuk e përmbajtën dot veten, e hapën atë dhe panë një foshnjë të porsalindur, të rrethuar me gjarpërinj. Një variant i legjendës thotë se ato, të dënuara nga Atena, u çmendën dhe u hodhën nga shkëmbinjtë e Akropolit. Sipas Ovidit, Aglaura për dënim, u bë xheloze ndaj Hersës dhe, duke qenë se pengonte dashurinë e saj me Hermesin, ky i fundit e ktheu atë në gur. Sipas një varianti tjetër, Aglaura ishte një virgjëreshë atikase, e cila ofroi vetveten për t’u sakrifikuar për vendin e saj gjatë një lufte. Për nder të saj ekzistonte edhe një tempull në Akropolin e Athinës.
(Ajaksi, emër që e mbajnë dy heronj të Luftës së Trojës. 1. Ajaksi i Maclh, biri i mbretit të Salaminës, Telamon. Ishte më trimi nga grekët, pas Akilit. Homeri e quan atë Ajaksi Telamonas, Ajaksi i Madh ose thjesht Ajaks. U nis për në Trojë me dymbëdhjetë anije. Me short u caktua të bënte duel me Hektorin. por mbasi e shtriu atë përtokë, Apoloni e ngriti Hektorin dhe ata u ndanë, duke i bërë njëri-tjetrit dhurata: Hektori i dha atij shpatën, punuar në argjend, kurse Ajaksi i dha Hektorit brezin. Pas vdekjes së Akilit, e ëma e heroit, Tetida, urdhëroi që armët t’i merrte ai që qe dalluar më shumë në luftën kundër Trojës. Midis Ajaksit dhe Odisesë filloi grindja për armët, sepse të dy ishin të denjë për t’i marrë. Më në fund u vencios që gjykatës në këtë grindje të bëheshin robërit trojanë. Odiseu dinak i korruptoi robërit trojanë dhe ata deklaruan se jo Ajaksi, por Odiseu kishte vrarë më shumë mbrojtës të Trojës dhe kështu ky i fundit mori armët e Akilit. I dëshpëruar, Ajaksi u ngrit natën dhe me shpatë në dorë u nis të vriste Odiseun, Agamemnonin dhe Menelaun. Por hyjnesha Atena e çmendi Ajaksin, i cili në gjendje krize u vërsul kundër kopesë së dhenve dhe filloi t’i vrasë ato, duke menduar se po vriste grekët. Kur erdhi në vete, ai nuk e duroi dot turpin dhe vrau veten. Në ishullin e Salaminës ndodhej tempulli i Ajaksit. Në përdorimin e figurshëm shprehja «grindja e Ajaksit me Odiseun» ka kuptimin e një diskutimi të ashpër. 2. Ajaksi i Vogël, biri i mbretit të Lokridës, Ojle. Ishte shok dhe mik i Ajaksit të Madh. Homeri e paraqet atë më krenarin nga të gjithë heronjtë grekë dhe shumë të shkathët në hedhjen e shigjetës. Kur u mor Troja, ai hyri në tempullin e Atenës dhe rrëmbeu priftëreshën e hyjneshës, Kasandrën, pasi e kishte përdhunuar brenda në tempull. Hyjnesha e zemëruar i përmbysi anijet e
Ajaksit. Poseidoni e shpëtoi atë, duke e nxjerrë në një shkëmb. Por këtu Ajaksi u mburr se shpëtoi vetë, pa ndihmën e perëndive, madje dhe kundër dëshirës së tyre. Kur dëgjoi këto fjalë mburracake Poseidoni e zhyti atë në det dhe e mbyti. Përveç këtij varianti të vdekjes së Ajaksit, dhënë nga Homeri, egziston edhe një variant tjetër, përshkruar nga Virgjili, sipas të cilit Ajaksi, pas shkatërrimit të anijes, vdiq i goditur nga një rrufe, dërguar prej Atenës së zemëruar.