Akrisiu
Akrisiu, mbreti legjendar i Argosit, nipi i Danaut, vëllai i Pretit dhe babai i Danajës. Një orakull e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste nga dora e nipit të vet. Për t’iu shmangur këtij fati, ai e mbylli të bijën në një kështjellë dhe, kur ajo lindi Perseun, urdhëroi që ta hidhnin në det bashkë me foshnjën e saj. por këto dy viktima shpëtuan. Pas pak kohësh Akrisiu shkoi në Larisë, ku mbreti i këtij vendi kishte organizuar lojëra të përmotshme për nder të babait të vet. Atje kishte vajtur edhe Perseu për të konkurruar në hedhjen e diskut. Gjatë lojërave ai pa dashur goditi gjyshin e vet, i cili vdiq në vend.