Animizmi
Animizmi (nga lat. anima- -shpirt, frymë), formë e besimeve primitive. Është besimi te fryma ose te shpirti, të cilin gjoja e kanë njerëzit, kafshët, bimët, sendet etj., besimi se shpirti jeton edhe pas vdekjes. Në përfytyrimin e njerëzve primitivë, shpirti ishte kopje, kipci i trupit; shpirti mund të vuajë, të ketë uri dhe etje, mund të ketë nevojë për të ngrënë e për të pirë. Me besimin te shpirti dhe te fryma lidhen një varg besimesh dhe ritesh të tjera. Njerëzit primitivë mendonin se njeriu pas vdekjes vazhdonte të jetonte. Për këtë arsye ishte e nevojshme që ai të ushqehej. Prandaj në varret e vjetra ne gjejmë enë, mbeturina ushqimesh dhe armë gjuetie. Shumë popuj i varrosnin të vdekurit jo vetëm me armët, por edhe me gratë, bagëtinë etj. I vdekuri pajisej për në rrug'ë dhe «largohej» me të gjitha ato që i përdorte në jetë. Ndërrimin e stinëve, vetëtimën. bubullimën etj, të vjetërit i shpjegonin me veprimin e forcave të shpirtëzuara të natyrës, të cilat i përfytyronin si figura njerëzore. Animizmi lindi për shkak të pafuqishmërisë së njeriut ndaj forcave të natyrës.