Akasti
Akasti, biri i Peliut, mbretit të Jolkut në Tesali dhe njeri nga heronjtë e fushatës së argonautëve. Akasti zuri fronin e të atit që e kishin vrarë vajzat e tij sipas porosisë së Medeas, e cila u kishte premtuar se do ta ngjallte dhe do ta bënte të ri. Gruaja e Akastit, Diademia, u dashurua me Peleun, mikun e Akastit, por ai nuk pranoi t’i përgjigjej dashurisë së saj, prandaj për t’u hakmarrë ajo u ankua për Peleun tek i shoqi, se gjoja ai kishte dashur ta përdhunonte. Akasti i besoi gruas dhe e la Peleun pa armë, në mes të një pylli, që të zhdukej nga centaurët. Por ky, pasi shpëtoi rastësisht nga vdekja, erdhi në Jolk dhe e vrau Akastin dhe gruan e tij.