Atargatida
Atargatida (Atargatis), hyjneshë siriane që paraqitej si gjysmëgrua e gjysmëpeshk, nëna e Semiramidës. Atargatida përfaqësonte elementin femëror të përftimit dhe identifikohej me Cibelën e Frigjisë. Ajo kisnte një tempull në qytetin e vjetër sirian Karkemish, ku për nder të saj bëheshin festa. Gjatë testës priftërinjtë mbanin statujën e hyjneshës në dorë dhe kalonin nëpër rrugë, duke dhënë shfaqje, nën tingujt e fyejeve, kërcenin, sakatonin veten etj. Ditët e festës ishin njëkohësisht edhe ditë panairi. Kulti i saj ishte shumë i p ërhapur në botën helenistike. Në Romë kulti i Atargatidës u fut në shekullin III para es. dhe adhurohej me emrin Dea Siria. Në fillim ajo adhurohej nga masat e shtypura. Udhëheqësi i kryengritjes së parë të skllevërve në Sicili, Euni, e quante hyjneshën si mbrojtësen e tij. Në kohën e perandorisë kulti i saj, i përhapur edhe midis klasës sunduese, adhurohej me një ekstazë fetare, gjë cjë dëshmon për shthurjen e shoqërisë skllavopronare.