Antigona

Antigona, bija e Edipit dhe e Jokastës, motra e Ismenës, e Eteoklit dhe e Polinikut. Ajo e shoqëroi të atin e verbër, të përzënë nga Teba prej të vëllezërve, dhe u kujdes shurnë për të, derisa ai u zhduk misteriozisht në Kolonë. Pastaj ajo u kthye në Tebë. Në qytet të dy vëllezërit e saj ziheshin për te marrë pushtetin. Poliniku. oë kishte shkuar të kërkonte ndihmë te Adrasti. mbret i Argosit, u kthye me një ushtri të huai për të rrethuar qvtetin dhe për të luftuar kundër të vëllait. Pas vdekies së të dv vëllezërve (ata u vranë në luftë), Kreonti, ungji i tyre, mori pushtetin në Tebë, i bëri varrime solemne Eteoklit. pcr nuk lejoi aë të varrosej Poliniku, sepse kishte ngritur armët kundër atdheut të vet. Kështu, shpirti i Polinikut nuk do të gjente kurrë prehje. Antigona, që e quante si një detyrë të shenjtë varrosjen e të vdekurit, vajti një natë te trupi i të vëllait dhe, sipas ritit, hodhi mbi të disa grushta dhe. I zemëruar, Kreonti urdhëroi që ta futnin Antigonën brenda në tokë, ku ajo duhej të vdiste nga uria. I dashuri i Antigonës, biri i Kreontit. Hemoni, u fut fshehurazi në tokë. me qëllim që të çlironte të fejuarën, por ishte vonë. Antigona kishte preferuar më mirë të varej, sesa të vdiste nga uria. Hemoni nuk e duroi dot vdekjen e Antigonës dhe vrau veten. Vrau veten edhe gruaja e Kreontit, e cila nuk donte të jetonte më pas vdekjes së të birit. Tragjedia e Antigonës buron prej kontradiktës midis ligjit e zakonit. Figura e Antigonës, që ka mbetur model i dashurisë, i detyrës dhe i guximit, është trajtuar në tragjeditë e Sofokliut «Edipi në Kolonë» dhe «Antigona».

Shih edhe

Përmendet te