Alkesta

Alkesta, vajza e Peleut dhe gruaja e Admetit. Legjenda tregon se Alkesta pranoi të vdiste në vend të burrit dhe, pasi vdiq, arriti të kthehet në tokë me ndihmën e Herakliut, i cili ia rrëmbeu atë me forcë Tanatosit (vdekjes) pranë varrit. Sipas një tradite tjetër, Alkestën e dërgoi në Tokë Persefoni, që qe prekur shumë nga kjo dashuri. Miti mbi Alkestën ka qenë subjekt i shumë tragjedive, nga të cilat ka mbetur vetëm «Alkesta» e Euripidit.

Shih edhe

Përmendet te