Altea

Altea, gruaja e Ojneut, mbretit të Kalidonit, nëna e Meleagrit dhe e Dejanirës. Sipas legjendës, kur lindi Meleagri, Moirat (Parkat) i thanë Altesë se djali i saj do të jetonte vetëm aq sa të digjej një dru i caktuar që ishte duke u djegur në vatër. Altea e rrëmbeu menjëherë drurin, e shoi dhe e fshehu me kujdes. Kur Meleagri vrau në gjuetinë e Kalidonit vëllezërit e Altesë, Pleksipin dhe Toksein, e ëma, e tërbuar nga dhimbja, e hodhi drurin në zjarr. Sapo u dogj druri, Meleagri ra i vdekur. Altea, e pushtuar nga pendimi, vrau veten. Miti mbi Altenë paraqet konfliktin tragjik midis dashurisë amtare dhe besnikërisë ndaj familjes së origjinës. → Meleagri

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe