Astrolatria

Astrolatria, kult fetar i ngritur mbi adhurimin e trupave qiellorë. Vëzhgimet mbi lëvizjet e yjeve u bënë të rregullta vetëm atëherë kur filloi të zhvi- Ilohej bujqësia dhe lundrimi. Prandaj kulti i astralit lindi në një shkallë relativisht të lartë të zhvillimit të përfytyrimeve fetare. Një karakter të theksuar astral kishin fetë e egjiptianëve e të babilonasve të vjetër. Festa e vjetër pagane, kur fillon të zgjatet dita, lidhej te këta popuj me kultin e diellit.. Kisha e shndërroi këtë në ditëlindje të Krishtit. Karakter astral kishin edhe ritet që bëheshin në vendin tonë. nga data 22 dhjetor e deri në 6 janar. Ritet pagane shumë të lashta, me karakter astral, feja e krishtere i paraqiti më vonë si festat e sai. Kulti i astralit u shndërrua më vonë në formën e një diturie të rreme, në atë të astrologjisë, që gjoja parashikonte ngjarjet dhe fatin e njerëzve në bazë të pozicionit të trupave qiellorë.

Shih edhe