Amazonat

Amazonat, gra luftëtare që, sipas iegjendës, kanë banuar në brigjet e detit Azov ose në Azinë e Vogël. Të drejtuara nga një mbretëreshë, amazonat martoheshin me burrat e fiseve fqinjë vetëm një herë në vit, për të përjetësuar gjininë e tyre. Thonë seato i vrisnin fëmijët meshkuj të porsalindur. Të hipura në kuaj, të mbrojtura nga një armorë e një kaskë, ato u binin krahinave të Azisë së Vogël rreth e qark, duke jetuar me plaçkën e gjetur. Që të shtinin me hark me lehtësi, ato u digjnin vajzave gjirin e djathtë. Shumë heronj luftuan kundër këtyre grave sa të çuditshme, aq edhe të tmerrshme. Herakliu u ngarkua nga Admeta, vajza e Euristeut, që të shkonte te mbretëresha e Amazonave, Hipolita, dhe t’i rrëmbente asaj gjerdanin e bukur që ia kishte falur Aresi. Ajo pranoi t’ia jepte këtë send heroit, por Hera e shndërruar vetë në amazonë, kaloi nëpër Azinë e Vogël, duke bërtitur se Herakliu donte të rrëmbente mbretëreshën. Menjëherë të gjitha amazonat rrokën armët dhe gjatë luftës Herakliu vrau Hipolitën. Amazonat sulmuan Atikën, që ishte nën mbretërimin e Tezeut, dhe rrethuan Athinën që të hakmerreshin për rrëmbimin e mbretëreshës së tvre Antiopë. Por athinasit i prapsën. Në Luftën e Trojës, nën udhëheqjen e mbretëreshës së tyre Pentesileas, amazonat ndihmuan Priamin. Por ato e pushuan luftimin kur morën vesh që mbretëresha e tyre ishte vrarë nga Akili. Tregimet mbi Amazonat u krijuan që në kohën paragreke dhe pasqyronin epokën e gjinisë amtare. Legjenda mbi amazonat ka qenë shumë e përhapur në mesjetë dhe veçanërisht në epokën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Në shekullin XVI lundërtari spanjol Orelana pandehu se kishte luftuar në brigjet e lumit Maranjón me amazona amerikane, që këtej rrjedh edhe emri i lumit Amazonë. Ka shumë mundësi që Orelana të ketë luftuar kundër grave të fiseve vendase, që u bashkuan në luftë me burrat e tyre. Figurat e amazonave janë paraqitur në shumë vepra të artit (statuja e Polikletit Arnazona e plagosur», skulptura e Fidias etj.).

Shih edhe

Përmendet te