Arakna
Arakna (gr. merimangë), vajzë nga Lidia (Azia e Vog'ël; e dëgjuar për pëlhurat që endëte, e cila pati guximin ta ftonte Atenën për të bërë garë me të në endjen e një pëlhure. Copa e endur nga Atena paraqiste perënditë e Olimpit me një pamje dinjitoze, kurse Arakna endi një pëlhurë në të cilën paraqitej dashuria e perëndive. Atena, e zemëruar për këtë gjë si dhe ziliqare për pëlhurën shumë të bukur që kishte endur Arakna, e bëri atë copë- -copë. Arakna e dëshpëruar van veten. Perënditë e liruan litann dhe ajo shpëtoi, por Atena e shndërroi atë në merimangë. Miti paraqet në vetvete rivalitetin për mjeshtërinë e endjes midis Lidisë dhe gjithë Azisë së Vogël (e famshme për pëlhurat e saj) me qytetet greke.