Shkronja
F
39 zëra
- Faltorja Tempulli. Fama, te poetët e botës klasike është personifikim i thashethemeve. Ovidi dhe Virgjili e paraqitin si një përbindësh, që, pa u lodhur, përhapte nëpër qytete e…
- Fames Hyjneshë që personifikonte urinë. Virgjili e vendoste në portat e ferrit; ajo përhapte në arat shterpësinë. Cvidi e paraqit në trajtën e një gruaje, ndënjur galiç në një…
- Fatitë Tri vashat e fatit që endnin pëlhurën e jetës. Sipas treg'imeve popullore shqiptare, ato vinin te djepi i foshnjës natën e tretë pas lindjes dhe përcaktonin fatin e të…
- Fatuma Hyjneshë që personifikonte fatin. Fatuma identifikohej me Moirat (Parkat) greke.
- Fauna Gruaja e Faunit, hyjnesha që mbronte gratë nga shterpësia.
- Fauni 1. Një nga hyjnitë më të vjetra të fesë romake. Ishte biri i Pikut dhe nipi i Saturnit. Ai ishte i pajisur me një atribut të dyfishtë. Nga njëra anë, duke qenë i afërt me…
- Faustuli Bari i Numitorit, burri i Aka Larencies. Sipas legjendës, ai gjeti Romulin dhe Remin që i kishin hedhur në brigjet e lumit Tiber dhe ia dha së shoqes që t’i ushqente dhe…
- Feakët Popull që, sipas legjendës, ishte i preferuar nga perënditë dhe i pajisur me të gjitha të mirat. Banonte në ishullin e Skerisë të cilin e kanë e identifikuan me Korkirën…
- Feba (Foiba) 1. Bija e Uranit dhe e Gjeas. Ajo u martua me Ceun dhe qe nëna e Latonës dhe e Asterisë. 2. Bija e Leukipit mbretit të Mesinës. U rrëmbye nga Dioskurët me të…
- Fedra Bijaembretit të Kretës Minos dhe e Pasifajës, motra e Ariadnës dhe gruaja e Tezeut. Ajo u dashurua marrëzisht pas thjeshtrit të saj, Hipolitit, i cili e refuzoi dashurinë…
- Fegjeu Mbret i qytetit Psofidë në Arkadi. Ai e pastroi Alkmeonin nga mëkati i matricidit (vrasjes së nënës Erifilit) dhe i dha për grua vajzën e vet, Arsinoin, së cilës Alkmeoni…
- Feniksi 1. Zog përrallor që banonte në shkretëtirën e Arabisë. Ishte i madh sa një shqiponjë, me pupla të shkëlqyeshme dhe me fluturim të ngadaltë e plotë madhështi. Sipas…
- Fetishizmi (portug. feitiço — hajmali, magji), nderim, adhurim i sendeve jofrymorë. Fetishizmi është i lidhur me besimet fetare, me përuljen para fetishëve (dru i shenjtë, gur…
- Fetoni (gr. ai që djeg), bir i Heliosit dhe i oqeanidës Klimenë, që u mburrej vazhdimisht shokëve të tij për origjinën e tij hyjnore. Çdo ditë ai u tregonte atyre me krenari…
- Fetuza Njëra nga heliadat, bija e Heliosit (Lampetia).
- Filida Bija e mbretit të Trakës. Sipas legjendës, një ditë, në mbretërinë e të atit, zbarkoi Demofonti, që kthehej nga ekspedita kundër trojanëve. Ai u bë i dashuri i saj. Por…
- Filira Bija e Oqeanit dhe e Tetidës. Me Kronin ajo lindi centaurin Kiron, të cilin ajo e rriti në një shpellë të malit Pelion. Më në fund Zeusi e shndërroi atë në bli (gr.…
- Filokteti Biri i Poseidonit dhe mbret legjendar i melibejve (në Tesali). Herakliu, para se të vdiste, i fali atij harkun dhe shigjetat e helmatisura, që shkaktonin plagë të…
- Filomela (Prokna.) Në kuptimin e figurshëm Filomela do të thotë bilbil.
- Fineu Biri i i Agenorit dhe mbret i Salmodesit në Trakë. Sipas legjendës atë e kishte verbuar Zeusi për shumë arsye. Ai keqpërdorte artin që ia kishte dhuruar Apoloni dhe u…
- Flama Figurë e mitologjisë shqiptare, demon keqbërës që përfytyrohej si shpirti i të vdekurit që nuk gjente qetësi në varr. Flama vinte në tokë dhe u shkaktonte njerëzve…
- Flaminët Kolegjium priftërinjsh në Romë, detyra kryesore e të cilëve ishte t’u bënin fli perëndive. Vendin e parë midis flaminëve e zinte prifti i Jupiterit.
- Flegetoni Një nga lumenjtë e skëterrës, që derdhet në Akeron dhe që lëshonte flakë në vend të ujit, prandaj e quajnë nganjëherë Piriflegeton, që do të thotë Flegetoni i zjarrtë.
- Flijimi Dhuratë që u bëhej perëndive për të siguruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Zakonisht flijoheshin kafshë, por në ratet kur ndodhnin fatkeqësi të mëdha, flijonin edhe…
- Floçka Nimfë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë. Ajo rrinte në liqene dhe në lumenj dhe dilte jashtë ujit në breg për t’u krehur e…
- Flora Hyjneshë romake e luleve dhe e pranverës. Ovidi e lidh Florën me një mit grek dhe
- Fobi (Fobos), personifikimi hyjnor i frikës, biri i Aresit (perëndisë së luftës) dhe i Afërditës, vëlla i Deimosit (Tmerrit). Fobi e shoqëronte të atin në çdo betejë, duke…
- Foli Centaur, biri i Silenit. Një ditë gjatë rrugës për në Epir, Herakliu erdhi te Foli, i cili i bëri heroit një pritje shumë të mirë dhe i shtroi një drekë me gjellë të…
- Fonsi (Fonti), biri i Janusit. Adhurohej në përgjithësi si perëndi e burimeve dhe e ujërave të rrjedhshëm.
- Forbanti (Forbas), hero i Tesalisë, biri i Lapitit. Sipas legjendës që është më e përhapur, Forbanti, mbas shumë shteg'timesh, arriti në ishullin e Rodit, banorët e të cilit në…
- Forkiu (Forkin), hyjni e detit, biri i Poseidonit dhe i Gjeas. U martua me motrën e vet, Cetojën, me të cilën lindi Graiet dhe sipas një tradite, edhe Gorgonat. Nga martesa e…
- Friksi1 Hero beotian, biri i mbretit Atamantit dhe i hyjneshës Nefelë, vëllai i Helës. Për të shpëtuar nga komplotet e njerkës së tij, Inosë, e cila kishte bindur Atamantin që ta…
- Fornaka (lat. furrë), hyjneshë që kujdesej për pjekjen e bukës. Ajo adhurohej veçanërisht në festat e fornakalive, gjatë së cilës piqnin pite në furrë.
- Foroneu Biri i perëndisë së lumit Inak dhe i nimfës Melia. Ishte mbreti i parë i Argosit dhe qe i pari që u mësoi banorëve të vendit joërdorimin e zjarrit. Ai e zgjeroi…
- Fortuna Hyjneshë romake e fatit dhe e rastësisë, bija e Jupiterit; ishte shpërndarësja e të mirave dhe e të këqijave, e kënaqësive dhe e mundimeve, e pasurisë dhe e varfërisë, e…
- Fosfori (gr. dritëshpërndarës). Shih Hesperi, Lucifer.
- Friksi2 Hero beotian, biri i mbretit të Tebës, Atamantit, dhe i Nefelës. Për të shpëtuar nga ndjekjet e njerkës së tyre, Ino, Friksi dhe motra e tij Hela ikën, hipur dash me…
- Furitë Demonë romakë të mbretërisë se nëntokës, që personifikonin brejtjen e ndërgjegjes dhe hakmarrjen. Ato nuk janë tjetër veçse Erinitë greke me një emër latin. Më vonë u…
- Fushat e Elizeut Pjesë e botës së përtejvarrit, ku, sipas besimit të lashtë, shkonin shpirtrat e njerëzve të drejtë. Homeri në «Odise» i vendos Fushat e Elizeut në kufirin perëndimor të…