Aedona

Aedona (gr. bilbil), bija e Pandareut dhe gruaja e mbretit të Tebës, Zetit. Aedona, e cila e kishte smirë të kunatën e saj Niobën, që krenohej për 12 fëmijët e saj të bukur, vendosi të vriste njërin nga djemtë e Niobës, por gabimisht në errësirë, vrau djalin e vetëm të saj, Itilin. Nga dëshpërimi Aedona vrau veten. Perënditë e shndërruan atë në bilbil, që ta qante vazhdimisht të birin.

Shih edhe