Astarta
Astarta, hyjneshë e pllenimit që adhurohej te të gjithë fiset semitike dhe që te babilonasitquhej Ishtar, te arabët Athtar, te fenikasit Astoret. Konsiderohej si hyjneshë që mbartte forcat e natyrës. Për nder të saj flijonin njerëz. Kulti i Astartës shoqërohej me ceremoni e veprime simbolike, që shndërroheshin në skena të shthurura, të cilat arrinin në abuzime të përgjakshme. Në kultin e kësaj hyjneshe gjejmë shumë tipare të ngjashme me ato të Afërtidës.