Alkioneu

Alkioneu, një nga gjigantët që u ngrit kundër perëndive të Olimpit. Ai luftoi me Herakliun në fushat e Maqedonisë. Sa herë që gjiganti binte në Tokën që e kishte lindur, ngrihej menjëherë. Herakliu e mori mbi krahët e tij dhe e çoi në një vend tjetër, ku e vrau me shigjetë. Sipas një tradite tjetër, ai vdiq në Istmin e Korintit, po nga Herakliu, pasi kishte dërrmuar me një shkëmb njëzet e katër shokë të heroit.

Alkionidat, vajzat e Alkioneut, të cilat nga hidhërimi për vrasjen e të atit u hodhën në det dhe u shndërruan në zogj deti.

Shih edhe