Atreu
Atreu, biri i Pelopit dhe i Hipodamisë, vëllai i Tiestit, babai i Agamemnonit dhe i Menelaut. Sipas legjendës, dikur karrocieri i Enomait, Mirtili, i vrarë pabesisht nga Pelopi (→ Pelopi) mallkoi të gjithë pasardhësit e këtij të fundit, që ta çonin jetën në fatkeqësi e në mjerime. Xy mallkim ra dhe mbi Atreun dhe Tiestin. Këta dy vëllezër bënë shumë krime. Ata vranë Krisipin, birin e Pelopit, që e kishte me nimten Aksionë. Pas këtij krimi të dy vëllezërit ikën nga mbretëria e të atit dhe u vendosën në Mikenë, te mbreti Stenel. i cili ishte martuar me motrën e tyre. Kur vdiq Steneli dhe biri i tij Euristeu, Atreu u bë mbret i Mikenës. Tiesti e kishte smirë Atreun dhe vendosi t’ia merrte me çdo kusht pushtetin. Me ndihmën e gruas së Atreut, Aeropën, Tiesti i rrëmbeu të vëllait delen me lëkurë të artë, që ia kishte dhuruar Hermesi. Tiesti e vodhi delen, sepse perënditë kishin deklaruar se në Mikenë do të sundonte ai që do të zotëronte këtë dele. Pasi rrëmbeu delen e artë, Tiesti kërkoi pushtetin, por mikenasit nuk donin ta pranonin atë si mbret dhe ai, nga frika e të vëllait, u detyrua të largohej nga Mikena, duke marrë me vete edhe djalin e Atreut, Pleistenin, të cilin e bëri si birin e vet. Kur Pleisteni u rrit, Tiesti e dërgoi atë në Mikenë që të vriste Atreun, por djaloshi vetë u vra nga dora e të atit. Atreu u tmerrua kur mori vesh se djaloshi i vrarë ishte i biri dhe vendosi që të
hakmerrej kundër të vëllait. Atreu u shtir sikur ishte gati të pajtohej me Tiestin dhe e thirri të vëllanë në Mikenë. Kur ky i fundit arriti, Atreu urdhëroi që të thernin dy djemtë e Tiestit, Polistenin dhe Tantalin. mishin e të cilëve ia gostiti në tryezë të vëllait. Pas ngrënies, Atreu i tregoi Tiestit kokat dhe këmbët e Polistenit dhe të Tantalit. I tmerruar, Tiesti e la tryezën dhe iku te mbreti i Epirit, Tesproti. Perënditë e dënuan këtë krim. Ata dërguan në Argolidë një zi të madhe. Orakulli paralajmëroi se mjerimi do të zhdukej kur të kthehej në Mikenë Tiesti. Atreu e kërkoi të vëllanë, por nuk e gjeti. Gjatë udhëtimit Atreu u martua me Pelopinë, pa e ditur se ajo ishte mbesa e vet. Më në fund Atreu gjeti djalin e Tiestit, Egjistin, të cilin e solli në pallat dhe e rriti si birin e vet. Kaluan shumë vjet. Bijtë e Atreut, Agamemnoni dhe Menelau gjetën rastësisht Tiestin. Ata morën ungjin e tyre dhe e sollën në Mikenë. Por Atreu nuk u pajtua me të vëllanë. Ai e mbylli atë në burg dhe urdhëroi Egjistin që të vriste Tiestin. Ky i fundit e njohu të birin dhe çdo gjë u zbulua. Egjisti vrau me shpatë Atreun. Pushtetin në Mikenë e morën Tiesti dhe i biri. Bijtë e Atreut, Agamemnoni dhe Menelau, ikën dhe u vendosën te mbreti i Spartës, Tindari (Tindareu). Atje ata u martuan me vajzat. e Tindarit, Menelau me Helenën, kurse Agamemnoni me Klitemnestrën. Pas disa kohësh Agamemnoni u kthye në Mikenë, vrau Tiestin dhe filloi të qeveriste atje ku dikur kishte qeverisur i ati, kurse Menelau, pas vdekjes së Tindarit, u bë mbret i Spartës. Legjenda mbi Atreun ka shërbyer si subjekt i disa tragjedive të shkruara nga Sofokliu, Euripidi dhe Seneka. Homeri nuk rrëfen asgjë tragjike në lidhje me Atreun. Ai pohon vetëm faktin që Atreu vdiq duke ia lënë mbretërinë «shumë të pasur me bagëti» Tiestit. Të gjitha legjendat e tjera janë shtesa të epikës posthomerike, që lidhen me luftën e ashpër për pushtet.