Akteoni

Akteoni, i ri teban, biri i Aristeut dhe i Antonojës, që kishte mësuar nga Kironi artin e gjuetisë dhe ishte bërë një nga gjuetarët më të mëdhenj. Duke u mburrur, ai kishte deklaruar se në gjueti ia kalonte Artemidës. Një ditë, kur ishte duke ndjekur një kafshë në malet e Citeronit, ai pa Artemidën qe po lahej me nimfat e saj. Hyjnesha, që ia kishte inatin, u zemërua shumë për paturpësinë e tij dhe, për këtë faj të dytë, ajo e shndërroi Akteonin në drer dhe, pas kësaj. atë e copëtuan të pesëdhjetë qentë që e shoqëronin.

Shih edhe

Përmendet te