Akamanti

Akamanti 1. Biri i Tezeut dhe i Fedrës, dërguar pranë trojanëve që të merrte Helenën e rrëmbyer nga Paridi. Gjatë bisedimeve të patrytshme, Akamanti mashtroi Laodikën, njërën nga vajzat e Priamit, me të cilën ai pati një djalë, Mutinin. Pak përpara se të shkatërrohej Troja, ai ishte në numrin e të tetë heronjve që u mbyllën në kalin prej druri dhe që mundën të futen tradhtisht në qytet. 2. Biri i Antenorit dhe i Teanose, i vrarë në Luftën e Trojës ku luftoi me trimëri. 3. Një luftëtar trakas, i vrarë nga Ajaks Telamonasi.

Shih edhe

Përmendet te