Antenori

Antenori, prijës trojan, i cili pas shkatërrimit të Trojës erdhi në Itali, ku themeloi qytetin Patavia (Padova e sotme). Homeri e paraqit atë si një nga më të urtit midis burrave të Trojës. Ai u mundua t’u mbushte mendjen trojanëve që të pajtoheshin me grekët dhe ta dorëzonin Helenën. Autorët e mëvonshëm tregojnë se Antenori tradhtoi atdheun e tij dhe përgatiti fitoren përfundimtare të grekëve.

Anterosi, biri i Afërditës dhe vëllai i Erosit, që hakmerrej për të kur të vdekshmit e kundërshtonin dashurinë ose e tradhtonin, sepse ishte për rregullimin e dashurisë si një faktor i organizimit dhe i ekuilibrit.

Shih edhe

Përmendet te