Atlantida
Atlantida, ishull përrallor rreth të cilit, autorë të ndryshëm të antikitetit, veçanërisht Platoni, kanë lënë tregime legjendare që kanë shërbyer si bazë për shumë hipoteza. Të vjetrit thonë se në një epokë shumë të largët grekët kanë qenë të detyruar të përballonin një sulm të tmerrshëm, drejtuar kundër tyre prej një populli që doli nga oqeani Atlantik, nga një ishull që ka qënë më i madh se Libia dhe Azia të marra se bashku, dhe që arrinte deri në shtyllat e Herakliut. Ky ishull u zhduk menjëherë nga një kataklizëm, brenda një nate e një dite. Në ditët e sotme shumë dijetarë përpiqen ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë Atlantidën, por, megjithatë, ekzistenca e këtij ishuili është nië hipotezë.