Akelou

Akelou, hyjni e lumit, biri i Tetidës dhe i Oqeanit, babai i sirenave. Ai na del gjatë ciklit

të dymbëdhjetë të bëmave të Herakliut, me të cilin ai zihei për Dejanirën e bukur, vajzen e mbretit të Kalidonit, Ojne. Dejanirën e kërkonin për grua shumë heronj, midis tyre edhe perëndia e lumit, Akelou. Por Ojneu vendosi që vajzën t’ia jepte atij që do të dilte fitues në një luftim. Të gjithë dhëndurët hoqën dorë nga luftimi me Akeloun e fuqishëm. Mbeti vetëm Herakliu. Në luftim me Herakliun Akelou u shndërrua në një gjarpër për ta friksuar heroin. Kur Herakliu po e mbyste Akeloun, ai u shndërrua në një dem të frikshëm. Por edhe kësaj here ai u mposht nga Herakliu që i theu atij njërin bri. Najadat e morën bririn, e mbushën me lule e fruta dhe ky qe briri i bollëkut. Kjo legjendë aludon për përpjekjet e njerëzve për të përballuar vërshimet e lumenjve dhe për të fituar tokën pjellore në brigjet e tyre. Fytyra e Akeleut. me pamjen e një plaku me mjekër dhe me gojë të hapur, nga e cila del uji, përdoret si zbukurim i krojeve.

Shih edhe

Përmendet te