Kalo te përmbajtja
← Zhurma · Dosje
Fjalor i Mitologjisë
/
Parathënie Të ruajturat
Fjalori › A › Akesti

Akesti

Akesti, themelues e mbret legjendar i Akestit ose i Segestit në Sicili. Nga e ëma, Egiesta, ishte trojan. Ai ndihmoi Priamin në kohën e rrethimit të Trojës, mirëpriti Eneun në Sicili dhe varrosi Ankizin në malin Eriks. Virgjili i ka kënduar atij në poemën «Eneida».

Shih edhe

  • Priami
  • Ankizi
  • Eriksi
← I mëparshmiAkeronti Pasuesi →Akeu

Fjalor i Mitologjisë, hartuar nga Doc. Todi Dhama · Shtëpia Botuese «8 Nëntori» · Parathënie. Teksti është rindërtuar me OCR dhe mund të përmbajë gabime.

Zërat e shënuar «plotësuar nga redaksia» janë zgjeruar nga Redaksia ZHURMA përtej tekstit të librit.

/ kërko · ←→ zëri i mëparshëm / pasues

Zhurma PressDosjeRreth neshKontaktPrivatësia