Shkronja
L
48 zëra
- Labdaku Mbret legjendar i Tebës, biri i Polidorit, nipi i Kadmit dhe i Harmonisë, babai i Laiut dhe gjyshi i Edipit. Ai ishte stërgjyshi i heronjve dhe i heroinave tebane: i…
- Labirinti Ndërtesë (në antikitet) me plan shumë të ndërlikuar, që kishte një numër të madh hyrjesh e korridoresh të ngatërruara në një mënyrë që ai që hynte ta kishte të vështirë…
- Ladoni Dragua me njëqind kokë, i cili ishte caktuar nga Hera të ruante mollët e arta të kopshteve të Hesperideve. Ai u vra nga Herakliu dhe Zeusi e vendosi në yjësinë e Dafnës…
- Laerti Babai i Odiseut.
- Laiu Mbret legjendar i Tebës, biri i Labdakut, mbretit të Tebës, burri i Jokastës dhe babai i Edipit. Pas vdekjes së të atit Amfiona dhe Zeti e dëbuan nga Teba dhe ai shkoi në…
- Lakesis Moira që vërtiste boshtin dhe përcaktonte fatin e njerëzve.
- Lamia (në gojëdhënat greke e romake), përbindësh që gëlltiste të gjithë fëmijët që i dilnin përpara. E përfytyronin me trup gruaje dhe me bisht gjarpëri, ose me këmbë gomari…
- Lampetia (Lampecia), bija e Heliosit. Me motrën e saj Fetuza. ajo ruante kopenë e shenjtë të të atit në Trinakri të Sicilisë. Kur shokët e Odiseut therën dhe hëngrën disa kokë…
- Laodamia Bija e Akastit, gruaja e Protesilaut. Kur ai u vra në luftën e Trojës, ajo vdiq.
- Laodika 1. Bija e Priamit dhe e Hekubës, gruaja e Helikaonit. 2. Bija e Agamemnonit dhe e Klitemnestrës, njihet nga poetët tragjikë grekë me emrin Elektra. 3. Nimfë, gruaja e…
- Laokoonti Hero trojan, biri i Priamit dhe i Hekubës, prift i Apolonit ose i Poseidonit. Ai i këshilloi trojanët që të mos ta futnin në qytet kalin e famshëm prej druri, që grekët e…
- Laomedonti (Laomedoni) 1. Mbret legjendar i Trojës, bir i Ilit dhe i Euridiçes, babai i Priamit, Hesionës etj. Me ndihmën e Apolonit e të Poseidonit ai rrethoi qytetin me një mur të…
- Laonoma Motra e Herakliut, gruaja e lapitit Polifem.
- Lapitët Popull legjendar i Tesalisë, të dëgjuar për luftimet e tyre kundër centaurëve që banonin në malet fqinj. Episodi i fundit i kësaj lufte të gjatë është përleshja që ndodhi…
- Lara Hyjneshë romake e heshtjes, e mbiquajtur nganjëherë Muta ose Tacita. Sipas legjendës, që e gjejmë tek Ovidi, Lara ishte nimfë e Almonit. Ajo i tregoi Junonës për…
- Larët Hyjni romake me origjinë Tëtruske, bijtë e Mërkurit dhe të Larës. Ata konsiderohesnin si snpirtra të mirë, si gjeni, që mbronin çdo shtëpi romake, të trashëguar brez pas…
- Larvët Gjeni dhe demonë keqbërës që shpesh identifikoheshin me lemurët. Ata përfaqësonin gjithashtu shpirtin e të
- Latini Mbret legjendar që u dha emrin latinëve. Ishte biri i Odiseut dhe i Circes, ose, sipas traditës romake, i Faunit. Me gruan e tij, Amata, ai pati një vajzë, Lavinën, që e…
- Latona (Letoja), bija e Ceut (titan) dhe e Febës, nëna e Apolonit dhe e Artemidës. Pas saj u dashurua Zeusi. Hera xheloze iu lut perëndisë së Tokës që të mos i jepte Latonës…
- Laura Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një grua e keqe, e cila jetonte në lumenj e pellgje. Ajo
- Lavinia Bija e vetme e Latinit dhe e Amatës. Ishte fejuar me një prijës vendas, Turnin, por gjyshi i saj, Fauni, i paralajmëruar nga orakulli, e kundërshtoi martesën dhe kërkoi…
- Leandri Djalosh i bukur nga Abidosi (në bregun e Helespontit). Kur ai vajti në Sestë për të marrë pjesë në një festë, pa Herojën, priftëreshën e bukur të Artemidës, dhe u…
- Learku (Learkus), biri i Atamantit dhe i Inojes. Hera, e zemëruar me Inojën që kishte rritur Dionisin e vogël, e çmendi Atamantin, i cili vrau Learkun duke e goditur me…
- Leda Gruaja e moretit të Spartës Tindar. Atë e dashuroi Zeusi, i cili iu afrua në formën «një mjellme kur ajo ishte duke u larë në lumin e Eurotës (në Spartë). Nga ky bashkim…
- Lemurët Hije keqbërëse të të vdekurve (në përfytyrimet e romakëve të vjetër), që vijnë për t’u kallur lemerinë të gjallëve. Që t’i qetësonin ose t’i largonin, romakët bënin…
- Lestrigonët Popull legjendar njerëzngrënës që banonte në Sicili, ose sipas të tjerëve, në veri të Italisë. Sipas Homerit, Odiseu, kur arriti tek ata, humbi një pjesë të madhe të…
- Leta Një nga lumenjtë e Skëterrës. E quanin lumi i harresës, sepse, sipas legjendës, hijet që pinin ujë nga ky lumë,
- Leukipi 1. Biri i Enomait. Sipas iegjendës, që t’i afrohej Dafnës (Dafinës), ai u shndërrua në grua, por dredhia e tij u zbuiua dhe mmfat e bënë copë-copë. 2. Babai i Febës dhe i…
- Leukotea (Levkotea), emri që mbante Inoja, para se të pranohej në radhët e perëndive.
- Leukotoja (Levkotoja), bija e mbretit babilonas Orkamus dhe e Evrinomit, që u dashrua nga Apoloni. Kur e mori vesh i ati, e dogji të gjallë, Apoloni e shndëroi atë në një kaçube…
- Liberi Hyjni latine shumë e vjetër, që kujdesej për kulturën e rrushit dhe për pjellorinë e arave. Identifikohej me Dionizin, perëndinë e verës dhe ne Cererën, hyjneshën e…
- Libitina Hyjneshë romake e pjellorisë së tokës dhe e vdekjes. Tek romakët identifikohej me Venerën, te Horaci ajo është sinonimi i Vdekjes. Vdekjet shpalleshin në një tempull që…
- Librat Sibilinë Përmbledhje sentencash, qe, sipas legjendës, mbreti romak Tarkuin Krenari (ose Tarkuin Prisku) i bleu ato nga Sibila e Kumës (dorëshkrimi që bleu Tarkuini përbëhei nga…
- Likaoni Mbret legjendar i Arkadisë. Atij i pëlqente t’u flijonte perëndive njerëz, prandaj vriste të gjithë të huajt që vinrn në mbretërinë e tij. Një ditë Zeusi vajti në Arkadi…
- Liku 1. Biri i Kadmit, mbretit të Tebës. Ai u vra me të snoqen Dirkën, nga Amfioni e Zeti, për trajtimin e keq që i kishin bërë Antiopës. 2. Biri i Pandionit, vëllai i Egjeut.…
- Likurgu 1. Mbret legjendar i Trakës. Sipas legjendës, Dionizi, kur erdhi në Trakë me kortezhin e tij të bakanteve e të besnikëve, u sulmua nga Likurgu dhe u detyrua të ikte dhe…
- Limosi (Lima), hyjneshë që te grekët personifikonte urinë. Identifikohej me Fames romake.
- Lini Personazh mitik i Greqisë së Vjetër, që përfytyrohej si një djalosh i bukur. Ai vdiq nga një aksident. Legjenda e tij (që mund të jetë me origjinë lindore) është e afërt…
- Linkeu 1. Biri i mbretit të Mesenisë, Afareut, vëllai i Idit. Ishte argonaut i dëgjuar për sy shumë të mprehtë. Mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe u vra nga Poluksi, sepse…
- Lojërat e Nemeut Zhvilloheshin një herë në dy vjet, në mes të verës, në luginën e Nemeut (në Argolidë), për nder të Zeusit. Sipas një tradite, lojërat e Nemeut qenë themeluar nga Adrasti…
- Lotofagët (gëlltitës të lotusit), popull përrallor që të vjetrit e identifikonin me popullin e Afrikës Verilindore. Ai ishte i çuditshëm, sepse ushqehej vetëm me frutat e lotusit…
- Lubia Në mitologjinë popullore shqiptare demon femër, që përfytyrohej si një gjarpër me bisht të gjatë e me shumë kokë (shtatë deri në njëqind). Kur i prisnin njërën kokë, në…
- Luciferi Perëndi - yll i romakëve që identifikohej me Fosforin e grekëve. Luciferi (dritëpërhapësi) lajmëronte Aurorën, të cilën e kishte nënë. Ai kishte dhe emra të tjerë, që…
- Lufta e Trojës Lufta e madhe që bënë të gjitha shtetet greke kundër Trojës (Ilionit) në shekullin XIII para es. Burimi kryesor i informacionit për luftën e Trojës janë poemat e Homerit…
- Lugati Figurë e besimit popullor shqiptar, që përfytyrohej si njeri i keq që dhe pasi vdiste ngrihej nga varri çdo natë (pëi veç të shtunës) dhe vizitonte shtëpitë e të afërmve…
- Luperku (lat. ujk), perëndi romake, miku i barinjve dhe mbrojtës i kopesë nga ujqërit. Më vonë romakët e identifikuan atë me Faunin dhe, pas pushtimit të Greqisë, me Panin e…
- Lutja Fjalë a shprehje që thonë besimtarët gjatë një riti, fjalë që i drejtohen një hyjnie për të siguruar një të mirë ose për të larguar një të keqe. Për të vjetrit lutja…
- Llamja Figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nëpër male e ujëra te papastërta, rrëmbente fëmijë, u thithte atyre gjakun dhe…